• |
ide | kryesore

EMRAT/ Atentat mikut të Enver Stafukës në Fushë Krujë, plagoset dhe një i dytë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
skenë



Mësohen detaje të reja nga plagosja e dy personave në Fushë Krujë pasditen e kësaj të diele.

News 24 raporton se i plagosur ka mbetur Gentian Bejtja, mik i afërt me Enver Stafukën, personin e zhdukur në mënyrë misterioze vite më parë. Personi tjetër i lënduar është Klodian Stafuka.

Sipas të njëjtave burime dy personat kanë qenë duke udhëtuar me makinë, pranë shkollës së fshatit Larushk, kur janë qëlluar nga persona ende të paidentifikuar. Të plagosurit u paraqitën vetë në spitalin e Traumës në Tiranë.

Nuk dihen ende rrethanat e kësaj ngjarjeje. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po mundohet të identifikojë autorët. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *