• |
ide | kryesore

Juventus, fitore si e Pirros: Cuadrado skualifikohet për Superkupën e Chiesa u dëmtua

-Instant, Sport



Fitore e rëndësishme e Juventus në Olimpico 3-4 përballë Romës, por një sukses që nuk është pa kosto për bardhezinjtë, që rrezikojnë të kenë humbur tre nga lojtarët më në formë të Allegrit për finalen e Superkupës. Juan Cuadrado është e sigurtë që nuk do të jetë në dispozicion të teknikut për Superkupën e Italisë të planifikuar për të mërkurën mbrëma kundër Interit. Lojtari kolumbian, u ndëshkua me karton të verdhë në fund të pjesës së parë në ndeshjen kundër Romës dhe në këtë pikë skualifikimi hyn në fuqi automatikisht. Edhe de Ligt është jashtë finales, për shkak të kartonit të kuq në fund të ndeshjes me Romën.

Dëmtim shqetësues edhe për Federico Chiesa, në ndeshjen kundër Romës. Sulmuesi i Juventusit, u detyrua të largohej nga fusha pas rreth gjysmë ore lojë, duke çaluar për shkak të një torsioni që i shkaktoi dhimbje të forta në gju. Natyrisht është një situatë që duhet vlerësuar, duke kujtuar se bardhezinjtë duhet të përballen me Interin të mërkurën në mbrëmje në finalen e Superkupës së Italisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *