• |
ide | kryesore

Në kërkim ndërkombëtar, i dënuar në Itali, arrestohet 37-vjeçari nga Lezha

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia e Lezhës ka finalizuar operacionin “Sergate” dhe ka arrestuar një 37-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar nga autoritetet italiane me 7 vite burgim për veprën penale “Organizate kriminale” dhe “Trafikim i lëndëve narkotike”.

Komisariati i Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Lezhë, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, të shtetasit Bledar Delia (Dushkaj), 37 vjeç, banues në Balldre, Lezhë.

Ky shtetas ishte shpallur ne kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Milanos/ Itali e ka dënuar me 7 vite burg për veprën penale “Organizatë kriminale” dhe “Trafikim i lëndëve narkotike” parashikuar nga Kodi Penal italian.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan fishekë luftarak, si dhe 2 radio marrëse-dhënëse si ato të Policisë.

 

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.



2 Comments

  1. Fatkeqit popull i imponohet elita rampjerdhedhese te emigroje aty ku smban me dhe ku ju hedhin lakun e droges.
    Elita ramdhjerese i lau duart me Bledarin nga Balldreu, Lezhe qe po me duart e saja e inkriminoi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *