• |
ide | kryesore

Nga Strakosha te Milinkovic, Inzaghi rigjen përballë ata që i bëri të shkëlqejnë

-Instant, F1, Sport



Simone Inzaghi ka diktuar pikën e kthesës në karrierën e tyre. Inter-Lazio është një pasqyrë e emocioneve të veçanta për Thomas Strakoshën, Luiz Felipe dhe Luis Alberton. Ata do të përballen me trajnerin me të cilin nisi ngjitja e tyre me bardhekaltrit. Ose akoma më shumë, njeriun që donte të besonte me çdo kusht në cilësitë e tyre edhe kur ato nuk ishin aq të shprehura. E pikërisht në Meazza, Strakoska papritur e gjeti veten titullar të Lacios. Ishte 20 shtatori i vitit 2016, dëmtimi i Marchettit dhe dyshimet mbi Vargic e lejuan shqiptarin, i cilësuar si portieri i tretë, të bënte hapin e madh. Titullar kundër Milanit dhe porta shpejt u bë e gjitha e tij. Inzaghi e kishte njohur talentin e tij që nga koha me të rinjtë te Lazio, megjithëse portieri nuk kishte shkëlqyer në aventurën në Salerno. Besimi i trajnerit piacentin blindoi Strakoshën, shtyllë e Lazios së Inzaghit deri në sezonin e kaluar kur ardhja e Reina përmbysi hierarkitë e konsoliduara dhe dëmtoi edhe marrëdhëniet mes trajnerit dhe portierit shqiptar, i cili përfundoi në stol.

Në verën e 2017-ës, edhe ai i kthyer nga një vit pa shkëlqim në Salerno, Luiz Felipe u përfshi në grupin për grumbullimin e Auronzos. Në provë. Mbrojtësi, i peshkuar një vit më parë te amatorët e Ituanos në Brazil, i bëri përshtypje Inzaghit, i cili e donte në skuadër dhe shpejt e renditi si titullar në kampionat. Tani Luiz Felipes i skadon kontrata, rinovimi me Lazion është ende në pritje, e ardhmja mund t’i rezervojë edhe një vend të ri në dispozicion të Inzaghit. Do të kishte dashur të ndiqte teknikun te Inter sigurisht Luis Alberto. Nën udhëheqjen e tij ai arriti majat pas një sezoni me shumë enigma. I mbërritur në vitin 2016, pas largimit të Candrevës, spanjolli hasi shumë vështirësi në impaktin e tij në futbollin italian, por Inzaghi besoi në talentin e tij dhe nga vera e 2017-ës u shfaq ‘Magjistari’. Veprime plot fantazi në një repertor që trajneri e konfiguroi fillimisht si një fantazist dhe më pas si mesfushor të brendshëm. Në këta muajt e parë me Sarrin, spanjolli po njihet shpesh me stolin dhe një nostalgji në rritje për vitet me Inzaghin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *