• |
ide | kryesore

VIDEO/ Burri vrau ish-gruan pas konfliktit për kujdestarinë e vajzës 4-vjeçare

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një tjetër grua është ekzekutuar me armë zjarri nga dora e ish-burrit të saj! 50-vjeçari Niko Hila, pas konflikteve të vazhdueshme për shkak të kujdestarisë së vajzës së tyre 4-vjeçare ka marrë kallashnikovin dhe ka qëlluar 40-vjeçaren Gjuliana Topalli.

Ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e prindërve të gruas, në fshatin Nënshat të bashkisë së Vaut të Dejës, ku viktima jetonte së bashku me vajzën dhe babanë e saj të sëmurë.

Në momentin e ekzekutimit, çifti ka qenë vetëm në shtëpi. Babai dhe 4-vjeçarja nuk janë bërë dëshmitarë e këtij ngjarjeje të rëndë. 40-vjeçarja ka ndërruar jetë në vend si pasojë e plumbave të marra.

Pas krimit makabër, Hila ka tentuar që të vrasë edhe veten. Ai është nisur drejt shtëpisë së tij, rreth 1 km nga vendi i krimit dhe ka qëlluar veten në pjesën e fytit. Ai ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Fillimisht u dërgua për mjekim në spitalin Rajonal në Shkodër dhe më pas është nisur drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, për mjekim më të specializuar. 50-vjeçari ka qenë emigrant në Greqi kohët e fundit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *