• |
ide | kryesore

Video/ Ibra shënon, por penalltinë me Venecian e godet Theo: Milan, i pari në pritje të Inter

-Instant, F1, Sport, Video



Në ndeshjen e parë të javës së 21 të Serie A, Milani ka mposhtur 3-0 Venezian duke arritur provizorisht në krye të renditjes me dy pikë përpara Interit, i cili megjithatë duhet të luajë akoma dy ndeshje. Gjithçka e lehtë në Penzo për kuqezinjtë, të cilët kaluan në avantazh pas vetëm 2′ minutash me Ibrahimovic. Në fillim të pjesës së dytë Theo Hernandez gjeti dyfishimin me të majtën (48′), ndërsa në minutën e 59 shënoi dygolëshin personal, duke realizuar penalltinë e akorduar për një prekje me dorë nga Svoboda (i përjashtuar) në vijën e portës, pikërisht në një goditje të tij.

Gjithçka e lehtë, madje shumë e lehtë për Milanin në Venecia. Kuqezinjtë e patën një shëtitje ndeshjen me venecianët, të likuiduar 3-0 falë golit të Ibras (Venezia është viktima e tij e 80-të në pesë kampionatet më të mira evropiane) dhe dygolëshit të Hernandez. Një nga golat e Theos erdhi me penallti, kur Ibra ishte në fushë. Që do të thotë: pas gabimeve të përsëritura, Zlatan ia la vendin shokut të skuadrës.

Venezia nuk ishte kurrë në lojë dhe në rastin e penalltisë së kuqezinjve mbetën edhe me dhjetë lojtarë (kartoni i kuq për Svobodan). Venetët u përpoqën të krijonin – ndonjëherë – me ndonjë fraksion interesant, por Maignan nuk u shqetësua kurrë vërtetë. Diferenca në vlerat teknike mes dy skuadrave ishte shumë e madhe. Shkatërrues, në veçanti, Leao dhe Theo në anën e majtë. Për të shënuar debutimi në Serie A i të riut Stanga, i aktivizuar në fund nga Pioli në vend të Florenzit. Milani konfirmon kështu momentin e shkëlqyer të formës dhe vazhdon të ushtrojë presion ndaj Inter kryesues.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *