• |
ide | kryesore

Video/ Inter, mrekullia e tetë ka firmën e mbrojtjes: Strakosha nuk shmang dot kapitullimin 2-1 të Lazios

-Instant, F1, Sport, Video



Interi e nis me një fitore me peshë vitin 2022. Në javën e 21 të Serie A, skuadra e Inzaghit mposhti Lazion me rezultatin 2-1 dhe me një ndeshje më pak mbetet në krye +1 nga Milani. Në San Siro, në pjesën e parë Bastoni (30′) zhbllokoi ndeshjen me një goditje me të majtën në hyrje të zonës, më pas Immobile (35′) përfitoi nga përgjumja e mbrojtjes zikaltër dhe barazoi rezultatin. Në pjesën e dytë, Skriniar (67′) vendosi ndeshjen me një goditje me kokë që mposhti Strakoshën. Fitorja e tetë radhazi në kampionat për Inzaghin.

Përgjigja u dha, por sa shumë e vështirë ishte. Interi rikthehet në krye të renditjes së Serie A, duke i marrë vendin kushërinjve të Milanit që e shijuan vetëm për një pasdite. Zikaltrit u kthyen në fushë për debutimin në vitin e ri duke kapërcyer Lazion, që e trembi jo pak skuadrën e ish-teknikut të tyre Inzagji. Këtë herë tekniku e fitoi derbin e tij të preferuar, por duhet të falënderojë Alessandro Bastonin, mbrojtësin që godet si numër 10 dhe mbron si pak dinë të bëjnë në Itali. Gol e asist për Skriniar, i cili me dy magjitë e bëri të kotë dridhjen e shkaktuar nga barazimi provizor i Immobile.

Mbrojtësi mundi Strakoshën, gjithnjë i sigurtë e preciz mes shtyllave e që mbajti Lazion në lojë me dy ndërhyrje të mëdha, por i dha vlerë edhe më shumë repartit difensiv zikaltër që këtë herë vërtetë pësoi gol pas 587 minutash, por ndihmoi Interin me dy gola të fitonte ndeshjen. E tani mendja e zikaltërve mund të shkojë në mbrëmjen e së mërkurës, kur Juventus do të mbërrijë në San Siro për Superkupën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *