• |
ide | kryesore

Video/ Përmbysja e çmendur e Juventus: gola magjik, goditje dënimi, karton i kuq e penallti e pritur në fund nga Sczezsny

-Instant, F1, Sport, Video



Fantastik Juventus, që me shumë mungesa në formacion mposhti Romën 4-3 në ndeshjen e javës së 21 të Serie A, duke u shkëputur në renditje nga verdhekuqtë. Ndodhi gjithçka në Olimpico: vendasit kaluan në avantazh me Abraham (11′), por menjëherë u arritën nga Dybala (18′). Në pjesën e dytë, lojtarët e Mourinhos parakaluan përsëri me Mkhitaryan (48′) dhe Pellegrini (53′), por u përmbysën nga golat e Locatelli (70′), Kulusevski (74′) dhe De Sciglio (77′). Në fund, de Ligt u përjashtua me karton të kuq, por Pellegrini humbi penalltinë e barazimit të mundshëm.

Shtatë gola, një penallti (përsëri) e shpëtuar nga ish-Szczesny, kartoni i kuq i De Ligt: ndodh e gjitha kjo dhe më shumë akoma në fitoren 4-3 të Juves kundër Romës në Olimpico. Bardhezinjtë kështu u shkëputën në renditje, duke mbetur në ndjekje të Atalantës dhe vendit të katërt. Dy nga tre golat e vendasve erdhën nga goditjet standarde: i pari, në krosimin e Veretout nga këndi dhe goditjen e saktë të Abraham me kokë, dhe i treti, me një të djathtë të përsosur të Pellegrinit në një goditje dënimi. Në mes tyre, barazimi momental i nënshkruar nga Dybala dhe dyfishimi i Mkhitaryan, pas një asistimi të Pellegrinit, me goditjen e devijuar që befasoi portierin polak të bardhezinjve. Më pas ishte Locatelli që nisi rikthimin, që më pas u kurorëzua nga Kulusevski dhe De Sciglio. Juventus nuk pësonte të paktën dy gola që nga humbja ndaj Veronës, më 30 tetorin e kaluar dhe në shtatë ndeshjet e fundit kishte pësuar vetëm dy gola në total.

FILMI I ‘OLIMPICO’: TË GJITHË GOLAT E NDESHJES



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *