• |
ide | kryesore

Video/ Real Madrid arratiset, Benezema bën 300: Valencia i dorëzohet mbretërorëve

-Instant, F1, Sport, Video



Real Madrid harron humbjen me Getafen dhe rikthehet te fitorja, duke mposhtur 4-1 Valencian dhe duke u shkëputur momentalisht në krye të renditjes, duke gjetur suksesin e parë të vitit 2022. Në Bernabeu, formacioni i Ancelottit u bë i rrezikshëm sidomos në fund të pjesës së parë me traversën e goditur me një të majtë të pabesueshme brenda zonës nga Modric. Megjithatë, një minutë më vonë, “blancos” zhbllokuan sfidën: Casemiro u pengua në zonë nga Alderete dhe Benzema, nga pika e bardhë, mposhti Cillessen në minutën e 43-të, duke shënuar golin e tij të 300-të me fanellën e Real Madrid.

Në fillim të pjesës së dytë, erdhi edhe dyfishimi: francezi shërben për Vinicius, i cili kaloi mes tre mbrojtësve dhe përballë portierit nuk gaboi, duke shënuar 2-0 në minutën e 52-të. Kaluan vetëm 9 minuta dhe braziliani fiksoi trisin duke goditur me kokë nga disa hapa larg pas pritjes së Cillessen në goditjen e Asensios. Dukej e mbaruar, por Valencia i trembi vendasit, duke ngushtuar diferencën: Mendy tërhoqi në zonë Marcos André dhe provokoi penalltinë. Nga pika e bardhë, Courtois hipnotizoi Guedes, i cili, megjithatë, nxiton drejt topit i pari dhe e shtyu me kokë, duke rihapur pjesërisht lojën në minutën e 76-të. Megjithatë, ky është një episod sporadik, sepse në minutën e 88-të, në fakt Real Madrid gjeti 4-1 me Benzema, i cili në krosin e Mendy nga e majta, kontrolloi në zonë dhe goditi me të djathtën dhe mposhti Cillessen edhe me ndihmën e shtyllës, duke mbyllur historinë. Blancos ngjiten në 49 pikë, momentalisht në +8 ndaj Sevillas që megjithatë ka dy ndeshje më pak se skuadra e Ancelottit. Humbja e dytë radhazi, për Valencian, e cila mbetet e palëvizshme në kuotën e 28 pikëve.

https://youtu.be/VIz0-6OpSvA



1 Comment

  1. 100,000 Backlinks only $10,Subject to data from ahrefs.com.After paid $10 by PayPal (My PayPal:[email protected]),Tell me your URL, email and comment content.I will complete the task within ten days.But It may take up to a month for the data updated from ahrefs.com.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *