• |
ide | kryesore

Debati për marrjen e vaksinës shton divorcet mes çifteve në Itali

-Instant, Arkiva, F1, Stil

Për të vërtetuar se një martese i ka ardhur fundi, ndër arsyet klasike për të shkuar në gjykatë është futur edhe një e pa njohur më parë: “Ai nuk është i vaksinuar ose ajo është “No Vax”.


Kjo mosmarrëveshje po bëhet edhe më e pazgjidhshme dhe ka sjellë shumë kërkesa për divorce në Itali, raporton TgCom.


Sipas të njëjtave burime, problemet në çifte janë shtuar edhe për shkak të mosmarrëveshjeve për çështjen e vaksinimit të fëmijëve.

Mosmarrveshje për vendimin e vaksinimit të fëmijëve ka edhe mes çifteve në proces divorci dhe që po përballen për kujdestarinë.

“Ne debatojmë për vaksinimin” – “Avokat, a mund t’i kërkoni bashkëshortit tim pëlqimin për vaksinimin e fëmijës tim?” ose “Avokat, a mund t’i përgjigjeni bashkëshortit tim se nuk dua t’i vaksinoj fëmijët e mi për momentin?” – janë tashmë ndër pyetjet më të zakonshme që ju bëhen avokatëve në këtë kohë Covid.

Para pandemisë, grindjet e çuditshme kishin në fokus festat, kremtimin e besimeve apo zgjedhjen e një sporti. ©LAPSI.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.