• |
ide | kryesore

Inter e Milan i shkruajnë, Chiesa mesazh të gjithëve: “Faleminderit për mbështetjen, shihemi së shpejti”

-Instant, Sport



“Faleminderit nga zemra të gjithëve për mesazhet e mbështetjes”. Me këto fjalë, Federico Chiesa ka dashur ti dërgojë një mesazh të gjithëve në profilin e tij në Instagram. Lojtari i Juventusit ka pësuar një dëmtim të ligamentit të kryqëzuar në gjurin e majtë dhe do t’i nënshtrohet një operacioni në ditët në vijim. Sezoni i tij tashmë ka përfunduar, por sulmuesit nuk i mungon optimizmi: “Shihemi së shpejti, në fushë!”.

Ndër të parët që i kanë treguar mbështetjen e tyre për dëmtimin e rëndë të Chiesas, kanë qenë shokët e skuadrës dhe tekniku i kombëtares së Italisë Mancini, por në këtë moment të vështirë lojtarit i ka ardhur edhe sensibilizimi nga Inter e Milan, të cilët përmes kanaleve të tyre sociale uruan rikthimin e shpejtë të rivalit të tyre në fushë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *