• |
ide | kryesore

Kriza energjetike, qeveria greke ndan 400 milionë euro për familjet dhe bizneset

-Instant, Lajme, Planet

Kriza energjetike e paralajmëruar disa muaj më parë, duket se ka prekur tashmë dhe vendin fqinj, Greqinë.

Përmes një vendimi të marrë së fundmi, qeveria greke ka vendosur të akordojë një fond shtesë prej 400 milionë eurosh për të mbështetur familjet dhe bizneset pas rritjet së çmimit të energjisë.


“Theksi është padyshim në lehtësimin e familjeve. Por ne gjithashtu do të ndihmojmë bizneset të qëndrojnë në rrugën e zhvillimit, duke ruajtur vendet e punës. Dhe, kryesisht, ne duam të shmangim rritjen e kostos së prodhimit dhe kalimin e kësaj të fundit në çmimet e produkteve. Është një plan i guximshëm, por në të njëjtën kohë një plan real ndihme. Ndihmë në të tashmen, pa rrezikuar të ardhmen”, tha kryeministri Mitsotakis.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu