• |
ide | kryesore

Lirimi nga qelia e 4 të akuzuarve për pagat, Alibeaj: Edi Rama mbrojti skemën për vjedhjen e zgjedhjeve

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Nënkryetari i PD Enkelejd Alibeaj, ka mbajtur një deklaratë për mediat ku është ndalur tek lirimi i 4 të akuzuarve për nxjerrjen e të dhënave të pagave për mijëra shqiptarë.

Alibeaj ka hedhur akuza ndaj kryeministri Edi Rama se ka tradhtuar shqiptarët me qëllim të vetëm që të marrë pushtetin dhe të vjedhë zgjedhjet e 25 prillit.

Sipas Alibeajt, të dhënat e kartës së identitetit, vendit të punës, numrit të telefonit, pagës së qytetarëve u vodhën vetëm nga Edi Rama, dhe sipas tij, ky i fundit ka ndikuar tek drejtësia për të mbrojtur skemën e krijuar.

“Vendimi i sotëm i gjykatës për të liruar 4 të akuzuarit për të dhënave e shqiptarëve. Është dëshmi që Rama po mbron krimin e vet. Vendimi tregon se segmente të drejtësi mbeten nën ndikimin e Edi Ramës për të vjedhur. Vendimi vulos sot një nga krimet më të mëdha të Edi Ramës dhe një nga skandalet më të mëdha të privatësisë. Vendimi i sotëm është dëshmi e qartë se autorët janë kryeministri dhe vartësit të tij. I ka shërbyer vetëm Edi Ramës. Të dhënat e kartës ID, nr i telefonit, pagës,. U vodhën për të vjedhur zgjedhjet. Për një person të vetëm. Edi Rama u përpoq të zvogëlojë përmasat. Sot liroi 4 personat që akuzohen zyrtarisht për publikimin e të dhënave” tha Alibeaj.



5 Comments

  1. Asnje skandal ne kete vend nuk perben shkelje ligji .
    Rrofte drejtesia , rrofte palloshi .
    Rrini e prisni o shqiptare , kur te behet deti kos edhe ju do tamerrni 1 liter .
    deri athere varin breket ne tel qe tju thahen

    1. Kë përfaqëson burri i marsidës që del në konferencë shtypi???

      Në emër të marsidës del gjykata kushtetuese, ç’punë ka ky?

      Ose ose si deputet i pavarur ose i shoqatës basha – bardhi

      Krimb i ramës

  2. Ky mut ish ministri i drejtësisë në kohën e Berishës, sot antiberishë, bukëshkalë, pa dinjitet e karakter, ia bën mirë Berishës.

    Ky mut çfarëdo që të bëjë gjasme se po bën opozitë askush nga votuesit e PD nuk e beson më, as unë që jam votues i vjetër i PD.

    Sot unë më shumë i besoj Erion Braçen, Fatmir Xhafajn, se ndonjë mut si ky , gjekmarkaj, açka duma, etj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *