• |
ide | kryesore

Lubonja: Përçarja në PD, strategji e Ramës për të eliminuar opozitën

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
lubonja



Publicisti dhe shkrimtari Fatos Lubonja ka komentuar në emisionin “Real Story” në News 24 zhvillimet e fundit politike në vend, duke u fokusuar te protesta e 8 janarit zhvilluar në selinë e PD.

Lubonja thotë se i vetmi qëllim i Ramës është eliminimi i kundërshtarëve politikë dhe më konkretisht i opozitës.

Sipas Lubonjës, Rama deri më tani ka arritur të ketë në kontroll të gjithë pushtetet dhe kjo sipas tij ka shkaktuar edhe një rrezik të madh për vendin.

“Nuk dua të fokusohem tek lufta se kush do të marrë timonin e PD, por anijen e PD dua ta shoh në tërësi brenda gjithë kontekstit ku lundron për të kuptuar çfarë po ndodh me këtë opozitë.

Unë kam theksuar se Rama që kur ka marrë pushtetin ka ndërtuar një strategji pushteti nëpërmjet eliminimit të kundërshtarëve, kapjes së institucioneve, mediave, ekonomisë pushtetit duke ndërtuar edhe aleanca dhe lobime me SHBA.

Unë shoh një rrezik të madh të ndërtuar nga Rama, ku rreziku kryesor është eliminimi i PD dhe opozitës si kundërshtar dhe kam parë edhe nxjerrjen jashtë loje të LSI.

Por tani me këtë që ndodhi ka lënë për të shpartalluar bazën e PD. Nga ky këndvështrim unë shoh suksesin e një strategjie antishqiptare, përtej gëzimit që mund të ketë Rama që i quan kufoma politike.

Unë shoh se Basha ka përgjegjësi të parë kryesore për paaftësi politike për t’ju përgjigjur këtyre strategjive të Ramës, pra kanë rënë pre ose janë bërë bashkëpunëtor. Kjo është ajo që unë kam parë.

Një strategji e arritur për keq në mënyrë diabolike dhe nga ana tjetër njerëz të paaftë që nuk kanë ditur t’i përgjigjen sepse qëkur pranuan reformën në drejtësi pavarësisht se e dinin se ishte për tu kapur drejtësia…

Këta janë një opozitë e paaftë dhe kulmin e paaftësisë e treguan pas 25 prillin ku as nuk mbrojtjen masakrën zgjedhore. Pastaj arritën kulmin pas shpalljes non-grata të Berishës”, – tha Lubonja. /BW



5 Comments

  1. mendim i paster dhe i vertete.

    Ju Zoti Lubonja jeni alternativa me e mencur per nje levizje qytetare / politike.

    Ju lutem ta mendoni

  2. Lubonja je analisti por duhet te kuptosh qe rama basha sorosi dhe baxhella Kim Jong. Un Jane nje. ….. shqiperine e mori lumi

  3. Lubonja te kuptosh qe Deri ne 2030 ekonomia shqipetare perfundon ne gremine falimenti I shqiperise plani sorosit dhe ekzekutori rama ne bashkepunim me bashen qe shqiperia te mos ngrej koke me dhe vasale e te birit te spekulantit me te madh ne histori e finances ne bote … vendet te treta ngjelen ne tutelen e fondacionit te sorosit ne kaos te perhershem

  4. Kto i ka bo Rama me hije. Kte qorrin, Bushatin, Shkullakun, Rakipllarin…..

    Po ti degjosh kto te duket sikur Rama komandon departamentin e shtetit, ambasadoret, prokurorine, gjykatat, opoziten, shikun, exit pollet……

    Po kur qeka kaq i zoti, hallall qe rri aty.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *