• |
ide | kryesore

Nadal, rivali më i madh në tenis, i del në mbrojtje serbit: “Tani është e drejtë që Djokovic të luajë në Australian Open”

-Instant, Sport



“Gjëja më e drejtë është që të luajë në Australian Open, nga momenti që drejtësia ka folur” duke urdhëruar lirimin e tij nga qendra ku ai po mbahej që nga mbërritja e tij në Australi: ky është mendimi i Rafa Nadal për rastin Djokoviç. “Edhe pse për disa gjëra mund të jem ose jo dakord me të – shtoi tenisti për radion spanjolle Onda Cero – drejtësia ka folur dhe mendoj se është gjëja e duhur”.

Pozicioni i majorkinit është domethënës pasi vetëm dy ditë më parë ai komentoi situatën e rivalit serb: “Mendoj se secili është i lirë të bëjë atë që mendon se është më e mira për veten e tij, por rregullat janë rregulla dhe nëse nuk dëshiron të vaksinohesh do kesh probleme: është fakt. Pasi kanë humbur jetën kaq shumë njerëz në dy vitet e fundit besoj se vaksina është e vetmja mënyrë për të ndalur pandeminë. Ai ka zgjedhur një rrugë tjetër, ka marrë vendimin e tij dhe ne jemi të gjithë të lirë ta bëjnë këtë, por pastaj ka edhe pasoja”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *