• |
ide | kryesore

Përdhunimi i të dhënave personale/ Harrohet teoria me rusë pas vendimit të gjykatës

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Janë kthyer në shtëpi 4 të arrestuarit për nxjerrjen e listave me pagat e Janarit dhe Prillit të 2021. Edhe punonjësit e Agjensisë Kombëtare të Shoqërisë Civile që i shitën të dhënat, edhe ata që i blenë dhe i keqpërdorën, përfituan një masë të butë nga gjykata, meqënëse pranuan të rrëfejnë si dhe pse i nxorrën këto të dhëna nga serveri i Tatimeve.

Fabula sot është zbardhur. Eni Qirjako i shkarkoi të dhënat në kompjuter dhe ia kaloi kolegut Andi Agaraj. Ky ia shiti Klodian Sotës dhe Endri Ikonomit, të cilët i përdorën të dhënat për kompanitë e tyre të kredive.

Historia është provë e degradimit të institucioneve shtetërore nga korrupsioni dhe të masakrës që bëhet me të dhënat personale nga të punësuarit në shtet. Investimet qindra miliona euro që garantojnë sigurinë e të dhënave personale u zhbënë për vetëm 200 mijë lekë të vjetra. Kaq u ble lista e pagave, që u nxorr nga serveri i Tatimeve.

Do të kishte qenë një episod banal për t’u harruar brenda tre ditëve, një skandal nga ato që prodhon çdo ditë korrupsioni i administratës shtetërore, sikur prokurorja e Tiranës, Elizabeta Imeraj të mos u kishte thënë gazetarëve se e njëjta dorë që nxorri pagat, nxorri edhe të dhënat e qytetarëve për patronazhistët.

Në këtë moment, lista e pagave u shndërrua në një mjet, që mund të çojë në zbulimin e mekanizmit që keqpërdor të dhënat personale në interes të socialistëve.

Por pak ditë më parë në media u përhap një teori tjetër, sipas të cilës listat e pagave u shpërndanë nga njerëz të lidhur me shërbimet ruse.

Lajmi, që bën diferencën mes skandalit të patronazhistëve me atë të pagave, mori menjëherë hapësirën kryesore në mediat tona, duke qenë se Endri Ikonomi, personi që kishte blerë të dhënat punonte në kompaninë Credit 2 All, në pronësi të një miliarderi rus.

Si të dirigjuara nga e njëjta dorë, edicionet informative të televizioneve kryesorë në vend u mbushën me foton e oligarkut rus, të quajtur Oleg Viktorovich Boyko. Jetëshkrimi i 57-vjeçarit kapi titujt kryesorë të lajmeve, ku raportoheshin pasuri prej miliarda eurosh dhe lidhje okulte me shërbimet ruse.

Pak rëndësi pati fakti se të arrestuarit ishin rrëfyer tashmë se listën e pagave e paguan me vetëm 200 mijë lekë të vjetra nga punonjësja e AKSHI-t dhe e Tatimeve. Pak rëndësi pati se në dosje thuhej se lista nxirrej rregullisht nga institucionet, që prej vitit 2020 dhe përdorej nga kompanitë e kredive të vogla. Pak rëndësi pati deklarata e prokurores Elizabeta Imeraj se ishte e njëjta dorë që kishte nxjerrë të dhënat e pagave dhe ajo që nxori të dhënat për patronazhistët.

Konspiracioni bombardoi me titujt kryesorë përgjatë ditës së premte. Vetëm se, të hënën, kur të katër të arrestuarit lanë qelitë e burgut me vendim gjykate dhe kur e gjithw historia e konspiracionit u shfry, askush nuk pyeti më: Mos vallë edhe gjykatat shqiptare po kontrollohen nga ndonjë oligark rus?

Më poshtë disa nga lajmet sipas të cilave Shqipëria ishte në prag të destabilizimit me 200 mijë lekë të vjetra që u blenë listat e pagave.

https://tvklan.al/4-ne-pranga-per-nxjerrjen-e-listes-se-pagave/

https://euronews.al/al/vendi/aktualitet/2022/01/07/i-arrestuari-per-skandalin-e-pagerrjedhjes-punon-per-nje-miliarder-rus/

 

https://abcnews.al/dokumentet-shtohet-misteri-databaza-e-pagave-te-shqiptareve-u-ble-nga-punonjesi-i-oligarkut-rus-me-lidhje-me-putinin/

 

https://shqiptarja.com/lajm/djemte-e-skandalit-te-pagave-andi-agaraj-nga-roli-ne-aferen-e-serverit-te-tatimeve-tek-fotot-nudo-permbaruesi-endri-ikonomi-punon-per-oligarkun-rus-ne-skene-elvis-mata-i-cezdia?r=kh0

 

https://top-channel.tv/2022/01/07/nje-nga-te-arrestuarit-per-publikimin-e-pagave-punon-per-nje-miliarder-rus-i-akuzuar-per-lidhje-me-sherbimet-e-inteligjences12/



8 Comments

    1. Ju te lapsit sikur e keni humbur busullen me kete shkrim.

      Ju jeni per tu lavderuar dhe admiruar mbi ekspozimin e skandalit te patronazhisteve. Por duket sikur keni rene viktime e cfare po u servir propoganda.

      Nje zinxhir veprash te renda penale te kryera ne menyre te organizuar nga individe me cilesi te vecanta: kryeminister, ministra, deputete, krere te organeve te larta shteterore, kryetar i bashkise Tirane etj. Te cilet, nen drejtimin, aprovimin, mbeshtetjen dhe mbrojtje e Kryeministrit te Shqiperise dhe kre i subjektit maxhoritar politik, krijuan nje baze elektronike te te dhenave sensitive personale te shtetasve ne menyre te paligjshme, pa autorizimin e personave, pa e patur kete te drejte, duke ndikuar ne menyre te paligjshme te poseduesit e bazes shteterore te te dhenave. Vecanerisht platforma elekfronike e-albania (administruar nga AKSHI).

      Te gjithe se bashku, permes shperdorimit te detyres jo vetem krijuan dhe shfrytezuan ne menyre te paligjshme bazen e te dhenave por me veprime aktive, e keperdoren me qellim intimidimin dhe ndikimin e paligjshem te zgjedhesit ne zgjedhjet per Kuvendin e Shqiperise.

      Pak a shume kjo do qe dhe akuza nga ana e organit kompetent (SPAK), nese do te kryente detyren sipas ligjit material dhe procedural penal.

      Skandali i mesiperm po pasohet me nje mega skandal, ate te zhdukjes ose fshirjes ne menyre “ligjore” te krimeve nga organizata si tregohet me lart kriminale. Permes nje hetimi te prokurorise lokale dhe “kapjes” se autoreve te dyshuar, disa punonjes IT shteterore qe supozohet se kane marre dhe shitur keto te dhena per 200 mije leke (????) disa subjekteve private.

      Eshte mega skandal sepse kjo eshte nje mbulese dhe te permendurit thjesht kane pranuar fajin per te marre denime te lehta ne menyre qe kjo afere te jete “gje e gjykuar”.

      Ndaj ju si gazetare keni per detyre te investigoni dhe dyshoni cdo lajm qe u serviret.

      Psh ju mund ti drejtoni AKSHI nje kerkese per informacion mbi baze te ligjit per informimin, nese ka fshire nga sistemi i saj te gjithe emailet me perdoruesit e e-albania per ceshtje teknike dhe sherbimi. Ku perfshihen mijra kerkesa nga jashte vendi per ndryshim numeri celular. Ky informacion eshte prove e forte qe baza e paligjshme e patronazhisteve ka perdorur te dhena qe kane rrjedhur nga e-albania dhe jo lista gjoja te shitura 200 mije lek nga disa sharlatane. Por qe AKSHI i ka fshire menjehere pas publikimit te skandalit nga ana e lapsi.al

      Ose, meqe ju dispononi bazen e te dhenave, ju mund te kontaktoni individet permes kontakteve qe kane per te mesuar si ne cmenyre e kane realizuar regjistrimin e numrit te te telefonit ne e-albania dhe nese ne llogarite e tyre ne e-albania i posedojne apo jo emailet?

      Te jeni te sigurte qe vetem duke vazhduar investigimin do te mund te gozhdoni autoret te cilet shpresojne ne harresen qe mund te vije nga ju, pra gazetaret.

  1. Ne kete vend edhe genjeshtra ka frike prej saj , sepse ketu jeton nena e te gjithe genjeshtrave dhe mashtruesve .

  2. Barazo te keqen me te miren , ligesine me miresine , hajdutin me te ndershmin , frikacakun me trimin , budallain me te mençurin dhe ke bere gjysmen e punes . Ne do ta mbarosh te teren , atehere relativizo gjithçka . Me pas bej çte duash , lundro i pashqetesuar mbi injorancen dhe ligesin . A nuk beri edhe kryeministri yne kete gje ?

  3. Bashën dhe Berishën i ka zënë “mallkimi” i Sokol Olldashit, të cilit i mohuan fitoren me të padrejtë, aq sa sot “babë” e “bir” politik nuk po kacafyten vetëm politikisht, por kanë kapur “hunjtë” ndaj njëri tjetrit dhe po përplasen deri fizikisht bashkë me mbështetësit e tyre në derën e selisë së partisë, për ta “pushtuar” atë.

    Është një mallkim i rëndë me sa duket ky, aq sa jo vetëm Berisha e Basha nuk do bëjnë hajr asnjëherë, por as PD sa të ketë drejtues të dy pjesëve të saj këta dy politikanë, nuk do të gjejë kurrë më derman.

  4. Dhe ta mendosh qe ka gomere qe besojne relaisht qe ishin ruset dhe alienet pas kesaj e jo Rama me morrat e tij

  5. Bushat do t’ju vije ASPAK-u prape!
    Pse i nxirrni te dhenat ne publik ju te Lapsit??
    Hahahahahahahah

  6. I jap t drejte komentuesve,por cuditem,si nuk po ndihet ambasadorja Kim,per rrezikun e atyre ruseve,qe u merrkan edhe me te dhenat e detajuara te shqiptareve.Apo jane ne “ujdi”ne mes tyre??!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *