• |
ide | kryesore

Simons e Michut, ‘fëmijet’ e tmerrshëm të Psg: Barcelona e të tjerët kanë hedhur sytë drejt tyre

-Instant, Sport



Ndonjëherë edhe të rinjtë buzëqeshin, te PSG. Në një skuadër të mbushur me super yje, ku të gjesh hapësirë është vërtet e komplikuar, jo gjithcka është e humbur për djemtë e qendrës stërvitore. Dje klubi i emirit të Katarit, pa Messin dhe Neymar, u kthye në shtëpi me një pikë të dobishme, të rrëmbyer nga Lioni falë dy lojtarëve të lindur në vitin 2003. Është mesfushori Edouard Michut dhe mbi të gjitha playmakeri Xavi Simons, që përveç këmbëve të afta dhe flokëve të bollshëm, tashmë ka edhe 3.8 milionë ndjekës në Instagram. Por perspektiva e skuadrës së Mino Raiolës ka edhe kontratën në skadencë dhe sytë e skuadrave të ndryshme janë hedhur drejt tij. Përfshirë Barcelonën e Xavit, atë të vërtetin nga i cili ka marrë emrin.

Babai i Simons, ish-lojtar dhe në kohën e tij trajner në ekipin e të rinjve të Ajax, në fakt ishte një tifoz i trajnerit aktual Blaugrana. Kështu djali u rrit me etiketën e të paracaktuarit, pikërisht në Masia, ku PSG shkoi për ta marrë tre vjet më parë. Një lloj grabitjeje që po jep frytet e para, nisur nga personaliteti me të cilin mesfushori sulmues shumëfunksional ka dalë në fushë në ndeshjet e fundit. Titullar në dy raundet e fundit të Kupës së Francës, Xavi e ka bërë të qartë se mund të thotë fjalën e tij edhe në kampionat, ku debutoi për pak minuta sezonin e kaluar. E nuk do të jetë Pochettino ai që do të mendojë ndryshe. Para transfertës në Lion, trajneri parisien e vlerësoi: “Ai mund të luajë mesfushor sulmues, në krahë apo mesfushor. Në moshën e tij ai duhet të eksperimentojë me role të ndryshme përpara se të zgjedhë një”.

Pra, në perspektivë, Simons ka të gjitha kredencialet për t’u imponuar, siç nënvizoi sërish Pochettino pas ndeshjes: “Ata na sollën entuziazëm dhe energji, lëvizshmëri dhe agresion. Ishte gabim që nuk i zgjodha titullarë”. Një promovim me vota të plota që përfshin edhe Michut, me një profil më të ngjashëm me atë të Verrattit: personalitet, vizion i lojës, guxim. Nga këmbët e tij lindi asisti, i filtruar nga Simons, për golin e Kehrer.

Michut, i cili zëvendësoi Herreran, ka kontratë deri në vitin 2024, ndërsa PSG duhet të menaxhojë më me kujdes kolegun e tij të ri, i cili mori vendin e Paredes, e shkon në skadencë në qershor. Simons tashmë mund të vlerësojë alternativat dhe Barcelona është gati ta kthejë atë në shtëpi. Sipas RmcSports, Glasgoë Rangers gjithashtu ka bërë një hap përpara kohët e fundit. Por në fund vendos Raiola, gjithsesi në marrëdhënie të shkëlqyera me PSG-në, ku verën e kaluar soli edhe Donnarumman dhe menaxhon edhe interesat e Verrattit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *