• |
ide | kryesore

Skandali me pagat, qeveria miraton marrëveshjen për sigurinë kibernetike me kompaninë ndërkombëtare

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
qeveria, vizat, kazakistan, marreveshje



Pak ditë pas publikimit të listës së pagave dhe targave të qytetarëve shqiptarë, qeveria ka nënshkruar marrëveshje për sigurinë kibernetike me kompaninë ndërkombëtare Jones International. Duket se Këshilli i Ministrave ka pasur në axhendë vetëm këtë pikë, pasi ky është vendimi i vetëm që ka prodhuar mbledhja e sotme e qeverisë. Tashmë pritet botimi i kësaj marrëveshje në fletoren zyrtare, për të parë kushtet që parashikon nënshkrimi i saj.

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të ligjit nr.2/2017, “Për sigurinë kibernetike”, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin e memorandumit të mirëkuptimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Grupit Jones International, për forcimin e sigurisë kibernetike të infrastrukturës kritike për Shqipërinë, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.



6 Comments

    1. Tamam! I nxorrën vetë të dhënat tani paguajnë një kompani të huaj per ti ruajtur. Hajduti kërkon të ruaj vetveten. Paradoks!

      Po lekët nga dalin?! Paguaj o popull paguaj, ja q jetën!

  1. Bashën dhe Berishën i ka zënë “mallkimi” i Sokol Olldashit, të cilit i mohuan fitoren me të padrejtë, aq sa sot “babë” e “bir” politik nuk po kacafyten vetëm politikisht, por kanë kapur “hunjtë” ndaj njëri tjetrit dhe po përplasen deri fizikisht bashkë me mbështetësit e tyre në derën e selisë së partisë, për ta “pushtuar” atë.

    Është një mallkim i rëndë me sa duket ky, aq sa jo vetëm Berisha e Basha nuk do bëjnë hajr asnjëherë, por as PD sa të ketë drejtues të dy pjesëve të saj këta dy politikanë, nuk do të gjejë kurrë më derman.Qe ta marin ne dore amerika dhe jo serbia e rusia e salihut e likes

  2. Sa shpejt e gjeten kete kompanine, e vleresuan, bene pazarun, nenshkruan…. gati njesoj si me inceneratoret. Apo e kishin gati, si edhe inceneratoret

  3. Nuk kam asgje kunder, ne fund te fundit edhe anglia i besoi te dhenat e sherbimeve sekrete Amazon dhe USA Microsoft, desha vetem te pyes per tenderin si dhe kur u be, apo fshatshe!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *