• |
ide | kryesore

Tronditet Juventus, dëmtim i ligamentit për Chiesan: sezon i përfunduar për sulmuesin

-Instant, Sport



Fitorja e pabesueshme në Romë tashmë është e kaluara për Juventusin, që futet në javën e Superkupës së Italisë kundër Interit me konfirmimin e lajmit më të keq të mundshëm. Nga kontrollet e gjurit të majtë të Federico Chiesa ka rezultuar se sulmuesi do të mungojë në finalen e të mërkurës. Anësori i Juventusit u shfaq me paterica në J Medical një ditë pasi doli i goditur nga Olimpico dhe rezultati i kontrolleve ishte shkatërrues: dëmtimi i ligamentit të kryqëzuar të përparmë. Ndërhyrja kirurgjikale e pashmangshme dhe sezoni tashmë ka përfunduar për të.

“Gjatë ndeshjes së djeshme, Federico Chiesa ka pësuar një traumë kontuzive në gjurin e tij të majtë. Analizat diagnostike të kryera mëngjesin e sotëm në J Medical nxorën në pah dëmtimin e ligamentit të kryqëzuar të përparmë. Do të jetë i nevojshëm operacioni në ditët në vijim”, thuhet në deklaratën e Juves.

Një problem mjaft i rëndë, i cili do të prekë edhe kombëtaren e Italisë, e cila është angazhuar në play-off në fund të marsit, për të shkuar në Botërorin e Katarit. I sapo kthyer pas një ndalese të gjatë, Chiesa e kishte konfirmuar menjëherë veten si njeriu me të cilin Juventus mund të ngjitej për të vazhduar luftën për një vend në Champions. Gola e asist në më pak se një ndeshje e gjysmë, për të riafirmuar natyrën e tij thelbësore për bardhezinjtë. Një telash i madh për Allegrin në perspektivë, por edhe në të ardhmen e afërt.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *