• |
ide | kryesore

Basha mbledh nesër Kolegjin e Kryetarëve/ Zbulohet SMS-ja e Gaz Bardhit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Pas mbledhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike ku u përjashtua ish-kryeministri Sali Berisha dhe një sërë figurash të tjera, Lulzim Basha do të mbledhë të mërkurën pasdite Kolegjin e Kryetarëve të kësaj force politike. Ky forum përbën kryetarët e degëve të PD-së në rrethe.

Me anë të një njoftimi të bërë nga Sekretari i Përgjithshëm Gazmend Bardhi mësohet se në këtë mbledhje do të diskutohet mbi kalendarin dhe masat për organizimin e partisë, pas zhvillimit të Kuvendit Kombëtar të 18 dhjetorit. Në njoftim thuhet se kjo mbledhje ishte parashikuar të zhvillohej më 8 janar, por u shty për shkak të protestës.

NJOFTIMI

Të nderuar Kryetarë. Nesër, datë 12 Janar, ora 16:00 do të zhvillohet mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve të PD për diskutimin mbi kalendarin dhe masat për organizimin e partisë në zbatim të vendimit të Kuvendit Kombetar të datës 18 Dhjetor “Për miratimin e programit organizativ të Partisë Demokratike”, që nuk u realizua dot për shkak të dhunës në datën 8 Janar. Në mbledhje merr pjese edhe Sekretariati i Partisë. Programi i diskutuar, propozuar dhe miratuar nga Kolegji i Kryetarëve, do ti nënshtrohet më pas miratimit nga Kryesia e Partisë. Me respekt, Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi.



7 Comments

  1. Kolegji i Kryetareve, kolegji i kryetareve, po anetaresine ku e keni o “kryetare”???

    Ke vdekur politikisht o Lul Brava se ne gjithe Shqiperine nuk i ben dot as 10,000 votues as sa per 1 deputet.
    Idioti me klasik qe ka pare hitoria politike dhe ajo e Shqiperise.

  2. Sali Berisha eshte vetem nje qen i ngordhur tani dhe kjo eshte mire per Shqiperine .Bravo Lul qe ja qive Sheqeren qe ja qinte Karaxhici

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *