• |
ide | kryesore

Gjermania me sytë nga emigrantët, mbi 300 mijë vende të lira pune

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Me qëllim që të shmangë mungesën e punëtorëve, në Gjermani duhet të ndodhë një migrim i shkallës së gjerë. Kështu deklaroi ministri i Ekonomisë, Robert Habeck i cili argumentoi se mungesa e fuqisë punëtore minon produktivitetin dhe vë në rrezik tranzicionin e suksesshëm të energjisë. ‘Ne tani kemi 300,000 vende të lira të punës dhe ne presim që ky numër të arrijë deri në një milion’, tha ai të martën gjatë një konference për media.

‘Nëse nuk arrijmë të mbushim zbrazëtirën, ne do të kemi probleme reale të produktivitetit’, shtoi ai. Habeck tha se trajnimet për punë do të ndihmonin shumë, por migrimi më i madh do të jetë thelbësorë ‘për inxhinierët, zejtarët’ dhe profesionet e tjera.



2 Comments

  1. Po behen gati per valen e radhes se afganeve qe do vine.
    Se ata (afganet, sirianet, nigerianet) do ikin nga regjimi taleban edhe do vije te q…ne gjermanet bjonde

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *