• |
ide | kryesore

I sollën zëvendësuesin, pastaj e larguan: Partizani heq “qafe” Mustën

-Instant, F1, Sport



Ballkani ose Kukësi në të ardhmen e Emiljano Mustës. Lojtari i krahut të majtë ka mbyllur aventurën e tij me Partizanin, me të cilët u bashku në fillim të sezonit. “Mbrojtësi 29 vjeçar dhe drejtuesit kanë vendosur sot të ndërpresin me mirëkuptim kontratën midis tyre”, shkruhet në komunikatën e Partizanit. Një lëvizje e habitshme e klubit të kuq, duke qenë se lojtari ka shënuar 4 gola e ka dhënë një asist në 14 ndeshjet e para, duke qenë një pikë e fortë e skuadrës. Gjithësesi, ida për të ndryshuar në të majtë u kuptua që kur Olsi Rama firmosi me brazilianin Fernandinho, por tani palët kanë arritur akordin me mirëkuptim për të ndarë rrugët.

NJOFTIMI I PARTIZANIT
FK Partizani njofton përfundimin e bashkëpunimit me Emiljano Mustën. Mbrojtësi 29 vjeçar dhe drejtuesit kanë vendosur sot të ndërpresin me mirëkuptim kontratën midis tyre. FK Partizani falënderon Emiljano Mustën për kontributin e dhënë me fanelën e kuqe, duke i uruar njëkohësisht suksese në karrierën e tij sportive.

Pas saj fshihet interesimi i Ballkanit e Kukësit. Musta do të bashkohej me shumë dëshirë me ish-trajnerin e tij Ilir Daja në Kosovë, por në anën tjetër, lojtari ka qenë në bisedime dje me Kukësin dhe pengesa e vetme ka qenë kontrata që lojtari kishte me Partizanin, me verlindorët që nuk deshën të futen në një krah të hekurt me të kuqtë. Tani, Musat është i lirë të kthehet te Kukësi, nga ku u largua dy sezone më parë, për shkak të problemeve me teknikun e atëhershëm të bluve Skënder Gega.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *