• |
ide | kryesore

Llogaritë e shifrave/ Shpejtësia me të cilën Basha po e shpërbën PD-në

-Instant, Kryesore

Menjëherë pasi mori vendimin për të pezulluar Berishën nga grupi parlamentar, Lulzim Basha e përligji vendimin e tij personal me justifikimin: “E bëra për të mos përçarë PD”. 


Sot pasojë e këtij akti nuk janë vetëm skenat e fëlliqura të përleshjes së demokratëve me njëri- tjetrin, por edhe reduktimi i forcës numerike të opozitës.   


Tani PD është më e dobët se kurrë, me një forum rinor të shpërbërë, me atë të gruas lesh e li dhe me aleancën plotësisht të prishur me LSI-në, që ndonëse numëron vetëm katër deputetë edhe në ditën e saj më te keqe ka rreth 100 mijë vota opozitare. 

Që kur ka filluar kuvendi, Basha pothuajse e ka përfunduar koordinimin me 7 deputetët aleatë të partive të djathta, të cilët jo vetëm nuk janë mbledhur më sëbashku, po as nuk kanë bashkëvepruar në kuvend. 

Por, akti i i fundit i përjashtimit “de jure” të katër deputetëve të foltores dhe “de facto” edhe të 9 të tjerëve që kanë mbështetur aksionin e Berishës e ka tkurur rëndë fuqinë e fraksionit të vulës në parlament. 

Lexo me tej:

Spastrime në parti/ Basha i mbyll rrugën zgjedhjeve, përjashton Berishën nga PD

Nga 63 deputete që arriti të sigurojë opozita e bashkauar pas kasaphanës së 25 prillit, sot deputetë rreth Bashës kanë mbetur në rastin më të mirë 38 (duke futur tek grupi i tij këdo nga të zgjedhurit demokratë që ndonëse nuk është shprehur por Bashës nuk ka dalë as pro Berishës). Pra në këto pak muaj grupit të selisë dhe vulës i kanë mbetur më pak deputetë sesa PD kishte në ditën e saj më të zezë, para djegjes së mandateve, në parlamentin e 2017-ës.

Andi Bushati:Basha një lolo që duhet marë pa dramë, por me të qeshur

Dhe po të shtosh këtu edhe faktin se legjitimiteti dhe morali i një pjese të këtyre deputetëve ka rënë  – pasi ata ngjanë më shumë me opozitën e re të Murrizit dhe Rudina Hajdarit -, besueshmëria e një kundërshtimi ndaj Ramës ka shkuar afër zeros. Boll të shohësh qarkun kryesor, atë të Tiranës, për të rokur përmasën e tragjedisë. Në kryeqyetet, bashkë me atë vetë grupi i Bashës ka vetëm pesë anëtarë (Grida Duma, Jorida Tabaku, Alfred Rushaj dhe Oriola Pampuri).

Për këtë arsye dhe për rrethanat e kohëve të fundit, pro berishisti Edi Paloka iu drejtua me këtë mesazh të hapur kolegëve të tij: “Keni menduar te dilni ne baze?

Edhe ne rruge do ju vij turp te dilni ne se pranoni te perdoreni nga Basha e Rama. Si do shkoni ne zonat tuaja tek demokratet ? Votat e kujt do kerkoni , apo do ju a jap Edvini me policet e tij?

Po ne Parlament si do e beni opoziten ?! Mendoni pak , kur te duhet te dilni ne Parlament e te sulmoni Ramen si opozitare. E dini si do ju pergjigjet ?

“Mor lul po ti me keta te tjeret, po me qaje ne telefon qe te te sillja policine e krimit e te te shpetonte nga demokratet…!”

Do pranoni te beheni me qesharake se “kerperata” e jenisheri ne Parlament( se dhe ata ne fakt deputete te Lulit ishin)?  

Paloka i drejtohet kolegëve në PD: Nuk mund të ulni kokën e të heshtni

Me sa duket i nisur nga i njëjti shqetësim edhe Agron Gjekmarkaj, ndonëse i rreshtuar pro Bashës, i bëri atij thirrje që krizën ta zgjidhë jo me përplasje por me votë: “atij më shumë se kujtdo i bie barra për të gjetur zgjidhje, jo fjalime, e përsëris, zgjidhje që ofrojnë shanse për të gjithë, për t’u kthyer për të konkurruar për kryetar e çdo gjë tjetër, për të kontribuar, duke mundur çdo gjykim e paragjykim” shkroi ai duke shtuar se vetëm kjo është rruga për të mos marrë mbi vete mallkimin e demokratëve.

Armand Shkullaku: Zgjedhje në PD, si shpëtim nga kafazi i hekurt

Por vetëm dy ditë pasi dëgjoi thirrje racionale si ato të deputetit asnjëanës, Tomor Alizoti, Basha shpalli përjashtimet e reja duke treguar se karrigen kërkon ta mbajë qoftë edhe me çmimin e mallkimit nga anëtarësia.

©Lapsi.al

Grupi i deputeteve qe deri me tani se kane kundershtuar Bashen

Jorida Tabaku, Alfred Rushaj, Grida Duma, Enkelejd Alibeaj, Gazment Bardhi, Orjola Pampuri, Kasëm Mahmutaj, Xhelal Mziu, Kreshnik Çollaku, Dhurata Çupi, Merita Bakiu, Ferdinant Xhaferaj, Andia Ulliri, Flutura Açka, Lefter Gështenja, Dashnor Sula, Zheni Gjergji, Eralda Tase, Saimir Korreshi, Ilda Dhori, Flamur Hoxha, Agron Gjekmarkaj, Lindita Metaliaj, Kastriot Piroli, Elda Hoti, Helidon Bushati, Emilja Koliqi, Ramadan Likaj, Greta Bardeli, Zef Hila, Ina Zhupa, Fation Veizaj, Arbi Agalliu, Ervin Salianji, Bledjon Nallbati, Seladin Jakupllari

  

31 Comments

    1. Po aq shume shpejt PD se Bashes do ti atashohen intelektuale, rinia, biznesi i vogel dhe i mesem qe duan ndryshimin dhe shpetimin nga te korruptuarit, oligarket dhe krimi organizuar.

      1. Cila rini, ajo qe po iken jashte? Cili biznes, ai qe po mbyllet? Natyrisht qe i afrohen biznese si burri i Ina Zhupes, i Orjola Pampurit, apo qofte edhe Flamur Hoxha. Por bizneset e tjera i ka marre Rama ose mezi mbijetojne. Kush i beson Bashes? Nese Rama eshte “i keq”, Basha eshte nje kopje e keqe e Rames

  1. Se shpejti do ju cfaqet komenti i nje Askaridi i cili eshte ngjizur dhe cfaqur ne kete bote nga muti i Kristaqit dhe sot mbas nje kalvari rraskapites neper tubat e ujrave te zeza ndodhet ne nje agoni te perjetshme duke mbijetuar ne llumin e hales Meros.

    1. Si fillim zhdukja perfundimisht i kriminelit me imunitet politik e mafioz salih karaxhic berisha,te tjerat vijne me rradhe,23 vjet pushtet nga Trusti I Geshtenjave vetem regres per vendin shkatarrim,vrasje politike,kercenime,zjarre,korrupsion familjar e politik,zhdukje njerzish qe nuk kane as varr my eshte serbi salih karaxhic berisha

  2. Është krejtësisht tjetër gjë që si normë e demokracisë të respektosh mendimin ndryshe, e krejtësisht gjë tjetër që të gënjesh e të thuash se protesta ishte paqësore kur miliona palë sy panë live veprimet vandale të “demokratëve” kundër selisë së tyre.
    Veprim i dhunshëm është edhe maniera për të zhurmuar mendimin ndryshe apo për ta çensuruar ate në media.

  3. Basha nuk po e shpërbën PD-në , por reziston sepse ne fushe jane shuma te medha parashe dhe nuk do ti humb .
    Porti i durrsit , pallatet tek selia , toyotat qe vene e vine , marreveshje per inceneratoret , kunati e shume te tjera .
    Plus eshte ne tave dhe bashkpunimi me palloshin per te ndare pushtet . Perfundimisht dhe thjeshte fare , behet fjale per leke dhe jo per parime .

    1. KE TE DREJT . KY NUK KA CUAR ASNJE PUNE DERI NE FUND NDERSA , SELINE DHE VULEN NUK E LESHON EDHE SIKUR TA VRASIN . ME 1.000.000 % QE ESHTE CESHTJE DOLLARESH .

      1. Ora 18:26, çeshtje vetem dollaresh? E pamundur. Aty perzihen leket, eurot, paundi, dollari kanadez, dollari aemrikan etj. Te duket rastesi qe kompanite e inceneratoreve u hapen ne Hollande? Behet fjale per nje 450 milione eurp te vogla…

        1. Anëtari i Kryesisë së PD-së: Berisha ha edhe fëmijët e tij për pushtet. Largimi i tij nga PD-ja, shpëtim për shqiptarët

    2. Nuk është mdonjë gjë e vështirë në Shqipëri që të gënjesh paturpësisht.
      Mjafton që të gjitha aktet korruptive të Ramës e qeverisë së tij tja veshësh Bashës, duke shtuar edhe fantazinë krijuese për shpifje të Mero Gëlbazës, dhe e nxin ate. këmbë e kokë.
      More po a keni qeliza normale në ate trurin tuaj apo keni morrat e kuqe të propogandave komunisto-mafioze ?
      Paska qenë Basha njeiu më i korruptuar i Shqipërisë ???????
      Basha me bashkëshorten e tij erdhën nga Hollanda në Shqipëri pasi merin rroga mbi 8 mijë euro në muaj nga institucionet ndërkombëtare.
      Po nëse do të kishte qoftë edhe një fakt për ndonjë veprim të dyshimtë korruptiv të tij, gjatë kohës jo më që ishte ministër , por edhe në opozitë ku kishte çelësat e kashtës, asnjë pushtet pasi i rinte mbi kokë Berisha, duke e zhveshur lakuriq korrupsionin e qeverisë Rama për 8 vite rradhazi, e me drejtësinë krejtësisht në duartë e Ramës, përse nuk u denua asnjëherë nga drejtësia ?
      Në këto 30 vite që Berisha me energjitë e tij pozitive e negative, edhe mund të dyshojmë se ka pasur kontroll mbi një pjesë të drejtësisë, po çne Basha ?
      A nuk ishte Basha që posa filloi karrierën e tij si shef i opozitës, punën e parë që bëri, ishte miratimi i ligjit të dekriminalizimit që nxorri në shesh vetëm emra të socialistëve e lsistëve ?
      Përse haroni se edhe ambasadori amerikan Lu që dilte hapur kundër PD, si shembulll të suksesit të atij ligji, përmendëte emrat e ca mafiozëve që në emigracion ishin marë me trafiqe droge e prostitucioni e deri vrasje, e që Rama por edhe Meta i kishte futur në kupolën e partive të tyre ?

  4. Se mos me coni ndonjerin prej ketyre ne fund te listes ose patronazhisteve te tyre me i ra deres sime se i … se lesh kom me ju mbeshtet.

    Leqe une nuk votoj ndonje here , por prapseprap meqe jam damokrat e svotoj asnjehere mos i bini deres time.

    PD iku per lesh prej Demokrateve Amerikon, R.I.P. ajo parti dordimenesh sorrosist.

    1. Nga mënyra se si shkruan, duket se nuk e ke ngenë të meresh me votime pasi je mesa duket i angazhuar në punë shumë më të rëndësishme se votat, përkujdesjen për plamtacionet

    1. Më vjen keq që nuk voton, se në fakt edhe vota e idiotlve si ti ka të njëjtën vlerë të një njeriu ne mend në kokë e me arësye.

  5. Keni te dy shume gabime e shume dilema , por me “perjashtimin” e Berishes nga partia kape fundin z. Basha .
    Gota nuk u derdh , ajo u thye . Ai qe e theu je ti dhe vetem ti z.Basha . Te kishe 10% te zellit , te vetmohimit dhe vendosmerise qe tregove per godinen e PD-se dhe vulen e saj , sot do ishe ne pushtet .
    Shume te dyshimta levizjet e tua z.Basha . Diçka tjeter fshihet pas ketij perjashtimi dhe vellavrasjeje .
    Perjashton Berishen dhe nje kompani deputetesh e antaresh kryesor te saj , i hakerrehesh Metes , sulmon kedo qe nuk eshte me ty , atehere eshte objektivi yt ? Me keto veprime çfare fiton ti perveç godines dhe vules?
    Nje mendje normale e kupton se keshtu nuk ti ne pushtet nuk vjen kurren e kurres , athere pse sillesh ne kete menyre kur i demtuari me i madh je ti ? Mos eshte pakti i 2017? Apo nen rrogoz luhen miliona ?
    E fillon ndeshjen me pese kartona te kuq , pese i heq vete gjate ndeshjes dhe fillikat na thua se do fitoj ndeshjen qe po luhet ne shtepi ? Mos ke vene bast per dyshin ?
    Tani ose je shvejg i trashe ose je pokerist i pist .

  6. Si ka mundesi qe persona si Brava, Bardha, Bejko,Alibaja, etj ka qene drejtues dhe pjes e administrades se qeverisjes Berisha dhe tani shajne Berishen si ish komunist,kesaj i thone bythqimllik prej tyre.
    Ose Berisha sa here ka fut doren ne thesin me vagina ka nxjrre nje nga keta ka…t w mesiperm dhe perfundimishte e mbushi PD me ka…a dhe bq ,tani vuajn demokratet.

  7. Pengu po ben cmos te marri peng dhe opoziten, ato 30 deputete qe kan qene ne vende te sigurta ne lista duke qene te besuarit e Bashes do behen karikature banale e opozites se emeruar ne mandatin e kaluar te Liderit Global….

  8. PeDja eshte shkerdhyer plotesisht dhe nuk behet me Bravo Edi Rama!

  9. APOLOGJIA E DOKTORIT DHE PUTHJA E LUL-JUDËS

    Të dashur demokratë të PD sime,
    në 8 janar te SHQUPi selia jonë,
    Lul Brava bashkë me narkoshtetin,
    kujtuan se na zbuan përgjithmonë.

    Ju kopanisën me dru banditët,
    hodhën dhe gaz për t’na helmuar,
    përdorën dhe shkumë fikse zjarri,
    rrinin si friksa në zyrën e blinduar.

    Mu duk vetja si Krishti i tradhëtuar,
    kur policinë kishin telefonuar,
    mungonte vetëm puthja e Lul-Judës,
    e pastaj në qeli të kisha përfunduar.

    Ne nuk ramë pre e provokimit,
    ishte paqësore protesta e bekuar,
    me gurë i thyem xhamat e dritareve,
    me vare do rrëzonim derën e blinduar.

    Ne do rikthehemi përsëri te selia,
    por më të fortë dhe të organizuar,
    s’është çështje ndërtese e karrikesh,
    por simboli për të na përfaqësuar.

    Parti tjetër nuk krijojmë dot,
    s’duhet ta përçajmë PD tonë,
    patjetër duhet të jemi të bashkuar,
    kundër Ramës të gjithë në unison.

    Për propagandë mos u mërzisni,
    te Syri i Zenit kemi Pim Çekën,
    do çensurojmë opinionet kundra,
    çensurojmë kë na thotë të vërtetën!

    Që kur iku dhe Ben Blushi nga Topi,
    shumëçka duket se ka ndryshuar,
    Armina atje mund të fillojë moderatore,
    i doli tashmë fati dhe shansi i munguar!

    Do thoni ju që fëmijët tanë çajnë kudo,
    e ne pasurohemi në pangopësi,
    ndërkohë që ju ngelët duke emigruar,
    s’keni as punë këtu e as shtëpi.

    Pikërisht për këtë dua prapë partinë,
    e të vij përsëri trumfues në pushtet,
    do punoj shumë fort për Shqipërinë,
    që Rama kurrë mos të bëhet mbret.

    S’mund ta lëmë Lulin dhe kunatin,
    portin Durrësit ta vjedhin me Ramën,
    të paktën ta ndajnë më tresh me mua,
    përndryshe narkoshteti do ndjejë dramën!

    Le t’ja tregojmë vendin Amerikës,
    që këtu s’pranojmë guvernator,
    burrë shteti më quajtën në 21 janar,
    s’jam minues demokracie, por paqësor!

    Po erdha unë në pushtet do shikoni,
    se si do lulëzojë ekonomia,
    duke mbjellur pemë ulliri dhe arorë,
    n’tokë bujqësore, kodra apo te shtëpia.

    Do t’i ringremë universitetet private,
    do bëheni t’gjithë intelektualë e doktorë,
    do i merrni provimet dhe me klering,
    e pse jo pa hapur fare librat me dorë.

    Le të ngrihemi edhe njëherë në këmbë,
    ta përmbysim këtë narko-qeveri,
    le ta shporrim dhe Lul bravën pengun,
    të sundojë familja ime, në pushtet të rri.

  10. Kenga e sprasme e Sales

    Or ju bijte, more ju bijte e Lales,
    qe doni te vdisne te byth e Sales,

    mblidhni mendjen more torollak,
    Sala e ka marre Samarin per bark,

    me ate Non grata qe ka ne ball,
    mund te rreje vec ndoj budall,

    Ndaj me vrap te Basha ikni e shkoni,
    me dore ne zemer ate e falenderoni,

    qe ju hoqi nga zverku i PD ate Sali,
    se me ate Malok nuk beni prokopi,

    mblidhni mendjen more ju te shkret,
    me Sal as 100 vjet nuk vini ne Pushtet,

    Sal RAM Berish edhe Edi RAM,
    dy gjysem-Bajga te Alis RAM,

    boll me Bajgat e atij dhjetor 1990,
    kane 30 vjet qe mbajne pushtet,

    Saluku edhe Ed Rama edhe shoku Met,
    peshqesh nga Ramizi qe ne dhjetor 1990.

  11. Viti i ri ka lene ne vilat e Lulushit dhe trustit te lulelakres rreth tij nje tiger pellushi, simbol i detyres se tyre per 2022. Veshtire qe shqiptaret te pranojne junta te tilla si ne Azi e Ameriken Latine. Zoti na hodhi ne Europe dhe atje do te jemi pjese, sigurisht pa keto “kuadro te Sorosit”…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.