• |
ide | kryesore

Lojëra fati të paligjshme në një hotel të Durrësit, 3 të arrestuar, një në kërkim

-Instant, Arkiva, Lajme



Policia e Durrësit ka vijuar me operacionin e koduar “Fati i lojërave” ku ka goditur një rast të ushtrimit të veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit. Kështu, janë vënë në pranga 3 shtetas, si dhe është sekuestruar ruleta, tavolina dhe aparate elektronike që përdoren për zhvillimin e lojërave të fatit.

“Në vijim të operacionit “Fati i lojërave”, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se në një ambient të marrë me qira nga një shtetase, në lagjen nr.13, Durrës, po ushtrohej veprimtaria e kundërligjshme e lojërave të fatit, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Durrës, kanë organizuar punën dhe si rezultat kanë bërë të mundur evidentimin dhe goditjen e kësaj veprimtarie të paligjshme. Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: M. O., 48 vjeç, R. C., 33 vjeç dhe S. S., 38 vjeç, të tre banues në Durrës. Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetases R. Z., e cila kishte marrë me qira ambientin ku zhvilloheshin lojërat e fatit.” – bën me dije policia.Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 93 aparate elektronike që shërbenin për lojërat e fatit, 4 tavolina dhe 4 ruleta.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *