• |
ide | kryesore

Në Angli, ‘plasin’ polemikat mbi Liverpool: klubet rivalë kërkojnë hetim mbi pozitivitetin e rremë

-Instant, Sport



Në Angli ka shpërhyer një stuhi e vërtetë polemikash mbi Liverpool. Siç raportohet nga The Athletic, disa klube dyshohet se po ushtrojnë presion mbi English Football League (enti i futbollit që organizon Carabao Cup) për të hapur një hetim mbi pozitivitetin e rremë me Covid të disa lojtarëve të Reds, që çoi në shtyrjen e ndeshjes së Kupës me Arsenalin më 6 janar. Çështja u shfaq pasi trajneri Jurgen Klopp deklaroi se brenda vatrës së infeksionit që kishte goditur ekipin e tij kishte “shumë pozitivë të rremë”.

Prandaj, rivalët e Liverpool janë duke u ankuar për një shtyrje të pajustifikuar të ndeshjes me Gunners dhe duket se synojnë t’i shkojnë deri në fund për të provuar të hedhin dritë mbi këtë çështje, edhe sepse shumë prej tyre ishin përpjekur më kot të kërkonin më kot shtyrjen për shkak të Covidit gjatë sezonit, duke marrë pothuajse gjithmonë përgjigje negative.

Në fillim të vitit të ri, Reds kishin informuar për një “shpërthim serioz” që e pengonte të dilte në fushën e Emirates Stadium, por pas ndeshjes kundër Shrewsbury, e vlefshme për raundin e tretë të FA Cup, Klopp e bëri të qartë se i vetmi i prekur realisht nga Covid ishte Trent Alexander-Arnold. Sipas rikonstruksionit të mediave britanike, lojtarët iu nënshtruan tre raundeve të tamponëve: fillimisht ato “bëje vetë” (LFD), më pas ato molekulare (PCR) dhe në fund një raund të dytë tamponesh molekulare, që zbuluan pozitivitetet e rremë. Vetëm kohët e rezultateve të testeve mund të qartësojnë tashmë pozicionin e klubit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *