• |
ide | kryesore

Vdekja e PD-së dhe intelektualët që qajnë për të

-Instant, Blog, Ide

E shtuna e hunjve dhe gazit të Bashës dhe Berishës ishte jo vetëm inskenim i një beteje mesjetare, por edhe dita kur të gjithë e kuptuan se Partia Demokratike vdiq një herë e mirë. Kjo nuk do të thotë se nga krateri i hapur i rrënojave të saj nuk do të mbijnë forca të tjera politike, të udhëhequra nga Berisha, Basha a kushedi kush tjetër, por se partia që mblidhte rreth vetes qindra mijëra mbështetës nuk do të ekzistojë më, pavarësisht se ku shkon vula dhe selia e akronimit PD.


Të parët, më të rëndësishmit dhe më të ndershmit mes atyre që sot vajtojnë vdekjen e PD janë shumica dërrmuese e bashkëqytetarëve tanë që historikisht janë identifikuar dhe e kanë mbështetur PD. Partia Demokratike ishte produkt i një vale zemërate e shprese që përfshiu shumëkënd në kapërcyellin midis regjimit të vjetër dhe sistemit të ri. Në fillim ajo arriti të lidhte fijet e të gjithë atyre që ëndërronin një Shqipëri të re, pa dhunë shtetërore dhe atrofizim burokratik. Në dekadat pasuese, pavarësisht rrudhjes, PD ia doli të ishte përfaqësuesja e një blloku shoqëror të ngjizur nga urrejtja, pakënaqësia dhe refuzimi i pakompromis i të shkuarës diktatoriale. Në të bënte pjesë minoranca numerike, por gjithnjë e më hegjemone kulturalisht, e atyre të cilëve iu përmbys pozita shoqërore dhe/ose u persekutuan nga socializmi burokratik. Po, ç’është më e rëndësishmja, PD vijoi të mëtonte të ishte përfaqësuesja e asaj shtrese të gjerë shoqërore e cila u la pas, edhe qëllimisht, nga procesi i modernizimit të dhunshëm e të pjesshëm të Shqipërisë nga burokracia staliniste. Të gjendur kryesisht në kooperativat malore, por edhe si klasë punëtore e nëpërkëmbur e qyteteve të mëdha si Tirana, Durrësi e Shkodra, kjo shtresë e gjerë shoqërore ishte shtylla kurrizore tridhjetëvjeçare e PD. Me këtë parti ata nuk i lidhte vetëm mllefi ndaj të shkuarës, por edhe fakti se mobilitetin social të tridhjetë viteve të fundit – ardhjen në periferinë e qyteteve të mëdha, duke u shndërruar në klasë punëtore urbane (rasti i ish-fshatarësisë sidomos të zonave të veriut) dhe të vetëpunësuar në punishte apo dyqane (ish-punëtorët e qyteteve të mëdha) – ata ia atribuonin jo vetëm krahëve të tyre, por edhe shanseve që u krijuan nga përmbysja e sistemit të vjetër dhe liria sociale e epokës sonë. Ky bllok heterogjen – ku futet edhe pinjolli i ish-bejlerëve, edhe fshatarësia e klasa punëtore e socializmit – nuk mund të kishte unitet nëse nuk identifikohej me një figurë karizmatike, jeta e të cilit ishte mishërimi i kontradiktave të brendshme të tyre: Sali Berisha si ish-komunist dhe antikomunist, bir i një familjeje modeste dhe intelektual i afërt me pushtetin e shkuar, pajtues historik (“bashkëvuajtës dhe bashkëfajtorë”) dhe revanshist (“bijtë e etërve”), oportunist dhe fanatik në të njëjtën kohë.

Ky bllok shoqëror ishte produkt i historisë dhe nuk mund të mbijetonte përtej kushteve që e prodhuan. Fakti që po perëndon së bashku me Sali Berishën është nga ato aksidente historike që fshehin një logjikë domosdoshmërie. Mirëpo këta qindra mijëra bashkëqytetarë – vuajtjet dhe arritjet e të cilëve meritojnë respektin maksimal – janë të vetmit vajtimi i të cilëve duhet pritur me mirëkuptim; ndonëse nuk duhet të mënojmë t’ua themi të vërtetën në sy: Është koha që të ndaheni dhe të formoni të tjera forca politike, legjitimiteti i të cilave nuk do të bazohet më tek e shkuara, por në interesat shoqërorë të së tashmes dhe aspiratat e të ardhmes. Politika e bazuar në nostalgji e melankoli, në rastin më të mirë, është shterpe.


Vijmë në rrathët e të pandershmëve. Në fillim qëndrojnë klikat rreth Lulzim Bashës dhe Sali Berishës. Bëhet fjalë për dhjetëra vetë – në rastin më të mirë pak qindra – nga ata që i shoqërojnë të dy nëpër mbledhje, konferenca shtypi dhe nxjerrin fytyrën në televizione. Janë hipotekuesit (tashmë imagjinarë) të privilegjeve që do të gëzonin nëse PD e kontrolluar nga i pari ose i dyti do të vinte në pushtet. Ata që pikasin nga larg postet ministrore, pozicionet fituese në listat e deputetëve, vendet drejtuese në agjencitë e mëdha publike, si dhe çdo post të mundshëm ku mund të bëhet para e madhe përmes allishverisheve me ndërmjetësinë e shtetit dhe në kurriz të popullit. Sot ndihen jo vetëm se vallja e çmendur ku hynë u doli për duarsh, por edhe sepse në këto kushte, pa perspektivë ardhjeje në pushtet, do të humbin edhe mbështetjen financiare të oligarkëve dhe ustallarëve të nëntokës kriminale. Kujtojmë se financuesit e mëdhenj të partive janë subjekte racionale, të cilët e shohin darovitjen si investim që do të prodhojë fitime të mëdha në të ardhmen e parashikueshme. Në këto kushte, kush vë më bast për një kalë të ngordhur?!

Si në çdo organizëm burokratik të gangrenizuar, poshtë klikës shtrihet një grup më i gjerë burokratësh të nivelit të mesëm e të ulët, pak a shumë delegatët e Kuvendit Kombëtar, ëndrrat e të cilëve nuk e kapërcejnë pragun e “një copë magazine” – kupto: drejtor, shef, doganier, nëpunës etj. Deri më sot këta kanë qenë skeleti i partisë. Njerëz që dikur kanë pasur një post, ku mund ta milnin ndopak shtetin ose të paktën të vinin festen mbi sy e të shkonin në bankomat një herë në muaj. Nëse u ka kaluar mosha apo janë rehatuar gjëkundi, ata aspirojnë të përdorin instrumentet klientelisto-patrimonialiste për t’u siguruar fëmijëve një vend pune në shtet apo në ndonjë biznes/ojf të afërt me partinë. Ata janë me të dyja dhe me asnjë palë njëkohësisht. Oportunizmi i tyre i vogël u tregua edhe gjatë dy kuvendeve paralele, ku shumë syresh hodhën firmat dhe ngritën dorën edhe pro Berishës, edhe pro Bashës me idenë “të jemi brenda, kushdo që të fitojë”.

Vajtuesit më të zëshëm, ndonëse më pak të sinqertët në këtë mes, janë copëza të shtresës së mesme urbane – diku intelektualë, analistë, gazetarë, ojëfëistë, një turli primouomosh e primadonash që i janë bashkëngjitur PD, duke mëtuar një distancë hipokrite paanësie. Zëri i tyre ushton shumë më fort se përmasat shoqërore dhe fuqia politike për shkak se janë në qendër të kuzhinës ku gatuhen lajmet, opinioni dhe idetë që më pas i shërbehen shoqërisë. Në rastin më të mirë kemi të bëjmë me njerëz të ndershëm që duan t’i nxjerrin gështenjat nga zjarri (kupto: duan ndryshimin) duke përdorur duart e të tjerëve (kupto: militantët e PD). Shumë syresh janë në pozita aq të rehatshme ekonomike e gëzojnë status të lakmueshëm social, saqë të mos e shohin angazhimin politik përtej vigjilencës reaktive në rrjetet sociale apo ndonjë poze në mitingjet e PD. Ata nuk kanë as kohë, as durim dhe aq më pak guxim për t’u marrë me organizim të mirëfilltë politik. Ky i fundit kërkon vetëmohim, që është i kundërti i vetëkënaqësisë. Në lartësitë imagjinare ku e projektojnë veten, populli, në rastin më të mirë, iu duket një fëmijë arrakat që duhet edukuar dhe jo shumësia e bashkëqytetarëve të barabartë e barazvlefshëm. Nëse më të famshmit prej tyre do t’i përkufizonim si intelektualë tradicionalë (në kuptimin që u jep Antonio Gramsci), iluzioni se në kohët e sotme mund të jenë ndërgjegjja e kombit (si qëmoti) i bën të duken jo vetëm anakronikë, por edhe moskuptues të realitetit si fushë forcash e mbarsur me potenciale ndryshimi. Ndonjë syresh e imagjinon veten Monsieur de Voltaire të ditëve tona, që me fuqinë e mendimit do ta përdorte Berishën apo Bashën si dash për të shembur muret e kështjellës së Ramës.

Meqë jemi te Rama, mund të thuhet se urrejtja e tyre për të është e sinqertë, paçka se dobësia e mendimit politik ua pamundëson ta kuptojnë strukturalisht funksionin e tij: jo si tiran i gjithëpushtetshëm, por si nyje lidhëse e interesave të oligarkëve ekonomikë dhe burokracisë politike. Thellë-thellë ata duan të njëjtin sistem, me ndonjë rregullim estetik, por pa Ramën. Është e njëjta logjikë – e nganjëherë edhe të njëjtët njerëz – që përpara tetë e kusur viteve thoshin se Berisha duhej rrëzuar me çdo kusht e çdo mjet si e keqja absolute. Pa qenë të vetëdijshëm se e keqja mirëfilli absolute është kapitullimi ndaj të keqes, duke mbështetur ata që sot duken e keqja më e vogël dhe nesër e përdorin këtë kapital politik për t’u shndërruar në një të keqe më të madhe. Rama, për t’i rënë shkurt, nuk mund të rrëzohet pa rrëzuar strukturën ekonomiko-partiako-mediatike që e mban në këmbë.

Sot vajtojnë edhe oligarkët. Arsyeja e parë ka të bëjë me faktin se tanimë ata nuk do të kenë me çfarë ta drejtpeshojnë oreksin e Ramës për një përqindje më të lartë fitimi në allishverishet e përbashkëta. Sa kohë PD mbahej në këmbë, oligarkët mund t’ia ulnin pazarin Ramës për koncesione, PPP, tendera e leje ndërtimi, duke i dhënë të kuptonte se fare mirë mund ta zhvendosnin peshën e mbështetjes financiare te PD. Siç tregon historia bashkëkohore e vendeve të ngjashme, sistemi i preferuar i oligarkëve nuk është autoritarizmi njëpartiak, por dypartitizmi pro-oligarkik. Jo se një Ramë i ngjashëm me Putinin apo Erdoganin do t’u rrezikonte pasurinë, por thjesht do të rriste përqindjen e plaçkës. Të darovitësh nga 20% në 40% në xhepat e kryepushtetarit politik nuk është pak për grykësit për të cilët 1+1=2000 Euro.

Arsyen e dytë të vajtimit oligarkët e ndajnë me Edi Ramën. Rama është i sinqertë kur shprehet i shqetësuar nga fundi i PD, ndonëse orvatet ta kamuflojë me ironi. Zhbërja e PD do ta hapë fushën politike në mënyrë të paparashikueshme pasi asnjë shoqëri nuk ia lejon vetes mungesën e opozitës. Në këto kushte do të dalin subjekte të reja, me të cilat nuk hyjnë në punë mjetet dhe taktikat e vjetruara të luftës politike. Rama nuk do të ketë përballë matufllëkun proverbial të Bashës, as gogolin Berisha me të cilin PS ia ka dalë të shtrëngojë radhët e mbështetësve të saj historikë, por përftesa të reja politike të shoqërisë, të cilën as e njeh, as mund t’ia parashikojë strategjitë e lëvizjet, as mund ta tallë e denigrojë. Imazhi embrional i këtyre forcave mund të shihet në protestën studentore të dhjetorit 2018, e vetmja deri më tash që arriti përkohësisht t’ia vërë këmbët në një këpucë.

Ky proces mund të përshpejtohet nga dalja mbi ujë e fraksioneve të interesave në PS. Duke mos pasur më frikë se çarja e brendshme do të sillte rënien e pushtetit në duart e PD dhe hamendësuar se prokuroria mund t’i thellojë hetimet për të kapur peshq më të rëndësishëm se Lefter Koka (qoftë edhe si larje hesapesh brenda PS), fraksionet mund të ngrenë krye duke i rrezikuar Ramës të paktën shumicën parlamentare, në mos shkërmoqjen e partisë. Fundja, me një PD të vdekur dhe me një Berishë jashtë loje, çfarë do t’i motivonte qindra-mijëra votuesit tradicionalë të PS të vazhdonin të mbështesnin një parti, për të cilën janë të vetëdijshëm se qelbet era hajdutëri e maskarallëk?! Ky proces dobësimi/shkërmoqjeje e PS – si poli i kundërt i domosdoshëm i ekuilibrit politik tridhjetëvjeçar – do ta hapte edhe më shumë fushën politike. Ajo do të jetë dita kur shoqëria do të lërë përfundimisht mënjanë ndasitë e vjetra nostalgjiko-klienteliste për t’u riorientuar politikisht sipas kritereve racionale të shtresëzimit të saj klasor.

Këta muaj historia do të shpaloset shpejt. Mirëpo s’bën të harrojmë mësimin kryesor të saj: çdo krizë hap një derëz nga ku mund të kalojë edhe Mesia, edhe Antikrishti. Është në dorën tonë që nesër të mos qahemi se ramë nga shiu në breshër.

Arlind Qorri/ Teza11.org

22 Comments

  1. Arlind ti mesia nuk mund të jesh
    Së je ateist
    I bie se të jesh antikrishti
    Sot me të ngjashme tu në europë e botë
    Po e çoni dhe do ta çoni botën drejt paganizmit ose xhahilitetit
    The me lart ndonjë pinjoll i bejlerëve
    Të ish7n pinjollë e bejlereve sdo ishim në këtë ditë po është fara e hisllit komunistët, spiunët ,ti je me i keq se keta por un mezi pres që të vish që të hash kokën me soin tënd.Ne tashmë i kemi humbur të gjitha pronat e luajtshme e të paluajtshme edhe florinjtë po edhe ata që na i morën kokën e tyre kanë ngrënë.
    Megjithëse ti e ke prejardhjen nga majmuni Zoti është aty .
    Ti po pret ti këputën koqet dashit .
    E të dalësh ti po mos prit shumë se ti e shef sa shpejt rrjedhin ngjarjet. Po u miratua edhe ligji për martesat gei ca të ngeli të bësh ti kur të vish atëherë do të ta kenë marrë kauzen.

    1. Si ishin me rrogat anetaret e organizates tuaj komuniste?

      Goxha mire si antikapitalista te thekur…

  2. Është Sali Berisha, zonja e zotërinj, ai i çadrave pistoletë dhe thikave me helm në 21 janar. Është i njëjti që nuk njihte baxhanakun e tij që çmontonte predha me fëmijë, në “aksidentin teknologjik” të Gërdecit, me 26 të vrarë. Është Sali Berisha i kontrabandimit të naftës për tanket e Millosheviçit sepse siç do thoshte më vonë nuk mund të linte pa ngrohje kosovarët. Është Sali Berisha që i shtrëngonte dorën Alimuçës e Sudes për të thënë më pas lekët tuaja janë 100% të sigurta”.

    1. Ka dhe qen qe lehin per nje kocke, si ky i shkerdhyeri i pa emer…..????Kush eshte? Me siguri i stanit te hajduteve dhe tradhetateve.

  3. Kjo situatë politike që bëhet në analizë mund të bëhet e vërtetë vetëm kur të mos jetë fizikisht në këtë jetë Sali Berisha.

    Sali Berisha megjithë minuset dhe pluset e tij gjatë 30 vjetëve, ngelet personi politik më i besueshëm, dhe më pakkontestueshëm në krahun e djathtë të politikës, dhe duke qenë kështu parashikimet për forca të reja politike që do të zëvëndësonin PD, nuk do të realizohen në të gjallë të doktorit.

    Berisha ka përvojën, fuqinë, pjekurinë, maturinë që sa të jetë fizikisht aktiv, ta mbajë të bashkuar të djathtën.

    Ai mbetet edhe frika më e madhe e rilindjes dhe së majtës, dhe Berisha unifikon në mënyrë simetrike si të djathtën ashtu edhe të majtën.

    1. Idiot i ores 18:24. A i kupton ato qe shkruan apo ti thote gomari i fshatit. Berisha unifikon te majten dhe te djathten thote gomari i fshatit. Gomari ka kujtese te afat shkuar. Haron 1 milion shuplaka qe mori Saliu nga populli shqiptar ne 2013.

  4. Nese Rama PD-ne po e con drejt vdekjes se kontrolluar, ato qe do vijne pas saj do t’ja nenshtroje lindjes se kontrolluar. Gjeja e lezetshme e ketij artikulli eshte supozimi qe nje shoqeri nuk mund t’ja lejoje vetes mungesen e opozites. Sinqerisht e thua? A ke pare verdalle? Opozita e vertete eshte luks o Arlind qe mesa duket ne nuk ditem ta ruajme.
    Vleresimi per perberjen shoqerore te PD-se mund te jete i sakte, por nuk e kuptoj sesi mund te jene pakica kur vetem ish-pronare me probleme te pazgjidhura jane mbi 400 mije. Qe analiza te ishte e plote do te duhej analizuar edhe perberja shoqerore e PS. Cfare e ben kete parti homogjene dhe i jep dominimin numerik,nderkohe qe rrethanat historike kane ndryshuar dhe nuk ka shans qe mbeshtetesit e saj te kene mbetur homogjene ne ndonje aspekt racional. Pavaresisht sesi do zhvillohen gjerat, edhe nese ky eshte fundi i Berishes, per shkak te rrethanave ai e beri kontributin e fundit ne politike duke e bere main stream diskutimin dhe kundershtimin e fermaneve te SHBA dhe influencen e Sorosit, kupto: majtizmin e ri dhe radikal qe ne Shqiperi as nuk do kuptohej cfare eshte para se te behej force dominuese.

    P.S. Bushat, ti e ke botuar duke e ditur shume mire qe titulli (mbase e ke vene vete) dhe ja 2 paragrafe jane per ty.

  5. Shkrimi i mire i nje neokomunisti. Problem eshte se analizohet Pd e shoqeria shqiptare nga kendveshtrimi i teorise marksiste-leniniste. E keto teori sot jane ne kuotat me te ulta te besueshmerise se njerezve. Gjithsesi radiografija e shoqerise shqiptare eshte pergjithesisht e sakte. Konkluzionet duan kohe e tyre qe te vertetohen.

  6. Anëtari i Kryesisë së PD-së: Berisha ha edhe fëmijët e tij për pushtet. Largimi i tij nga PD-ja, shpëtim për shqiptarët

  7. Marksi e Engëlsi , ndonëse me dogmën e tyre komuniste i sollën njerëzimit sisteme diktatoriale kriminale, po aq sa Hitleri i nazizmit, vazhdohet të nderohen si fillozofë të mëdhej e të kenë bustet e tyre në sheshet e metropoleve europiane.
    Përse ka mbijetuar fillozofia e doktrina e tyre komuniste ?
    Sepse në shoqërinë njerëzore, ashtu si në gjithë botën organike e inorganike, diversiteti i vlerave për botën materiale e aftësive për njeriun,,, ka prodhuar vetëm rreth 5% të materies së kushtueshme e me vlera të më, e po ashtu edhe 0.5 % të gjenive, e pjesa tjetër i përket materies pak të vlefëshme apo niveleve mediokre e më poshtë mediokres tek njerëzit.
    Po ndalemi vetëm tek diversiteti i shoqërisë njerëzore, që marksizmi megjidhë mbështetjen në shkencën e “materializmit dialektik” e injoron e duke i mëshuar mendësisë humane të barazisë , ku komunizmi do ti bëkërka të gjithë njerëzit të hanë njëlloj me lugën e florijtë, pamvarësisht nga aftësitë e produktiviteti i punës së tyre.
    Një fantazi utopike që nuk u realizua kurrë e as mund të realizohet kurrë.
    Tashmë është e provuar tërësisht se progresi kulturor e ekonomik në shoqërinë njerëzore,nuk arrihet me rikthimin në sistemin e komunës primitive të para mijra vitesh, ku të gjithë ishin njëlloj e ku nuk ekzistonte as familja, por me konkurencën e lirë të vlerave e aftësive të legalizuara me ligje shtetërore.
    Mesa dij , autori i këtij shkrimi , është pedagog i shkencave politike.
    Barazia e plotë alla marksiste, ishte po aq e marrëzishme e kriminale me idenë e “diktaturës së proletariatit”, pra komandimit të njeriut jo nga koka po nga këmbët, sa ishte e tillë edhe ideja naziste e supremacisë racore.
    Përse vazhdon të mbështetet tek njerëzit ideja e barazisë alla komuniste ?
    Sepse në afërsisht 8 miliardë njerëz që jetojnë sot në planetin tonë, vetëm 0.5 % janë gjenij apo me kuutën e intelektit të lartë e gjithë pjesa tletër janë shumë të varfër, të varfër e të mesëm.
    Pra nga 99.95% e njerëzve të botës, përfshirë edhe ata me të meta mendore, nëse ju thua që komunizmi do tja marë të pasurve pasurinë e paratë e tyre e do tju a shpërndajë ju. së paku gjysma e tyre e besojnë këtë marrëzi.

  8. Nuk qajne per PD, nuk besoj i rruhet kujt per PD, por se bashku me PS na bashkoje KCK.

    Shqiperia nuk ka nevoje per Opozite, ka nevoje per shqyerje te perbashket si masakra mjedisore dhe kullat.

    Dhe total informalitet apo formalitet i kontrolluar sipas stilit fashsit sorrosist.

  9. Shqiperia nuk ka nevoje per marksiste te rinj, por per opozite te vertete, per bashkimin e te gjithe forcave progresiste ne nje front kunder Edi Rames.

    Pa na thuaj ti Arlind, cfare kontributi modest ke dhene per kete?

  10. Në fakt, është e vërtetë se aty ka pasur plan për ndërtimin e kullave, bashkë me Xhaminë e Namazgjasë.

    Dhe plani është firmosur nga vetë Sali Berisha kur ka qenë kryeministër, siç vërtetohet edhe nga faksimilet e publikuara më poshtë

  11. Fajet i ka Saliu.
    Nuk i rropi keta bastardet e kurvit me krejt rracen e tyre te felliqet.
    45 vjet torturuan
    Pushkatun
    Internuan
    Izoluan
    Uri
    Mjerim
    Spiunim
    Poshterim
    Pa gjyqe
    Pa varre
    Pa nishan
    Normal qe fara e keqe e muxhikeve ka kapur cdo qelize…
    Qeverine dhe pseudopoziten.
    Vetem mazokistet rrine aty nder thundrat e bolshevikeve junior.
    U shuafte sida o gonorre e kuqe.

    1. Nuk mund ti “rripte” Saliu skotën kriminale të enveristëve, pasi ishte i përlyer vetë në ate skotë.
      A nuk pati deklaruar ai në lëvizjen e dhjetorit se ne jemi viktima e bashkëfajtorë ?

      E kam vlerësuar dikur këtë thënie të tij, si një realitet të dhimshëm për shoqërinë shqiptare që ndonëse e gjitha vuajti në kurrizin e saj krimet e diktatorit paranoiak.
      Kur them të gjithë , kam parasysh edhe faktin se Enveri zhduku e persekutoi pothuajse të gjithë bashkëpuntorët e tij më të ngushtë e kur vdiq, nuk kishte ngelur më gjallë apo i lirë pothuajse asnjë nga ish komandantët e komisarët e Luftës Nac.Çl.

      Po a thua vërtetë se ishte vetëm Berisha ai që i solli Shqipërisë përmbysjen e diktaturës kriminale komuniste ?
      Nëse nuk do të ishte shembur Muri i Berlinit nën presionin e demokratëve gjermanë e tempullit të demokracisë botërore, SHBA, komunizmi do të kishte mbijetuar akoma deri sot në gjysmën lindore të Europës.

      Shqiptarët u trullosën nga mendja për 47 vite me propogandën se Shqipëria ishte “kërthiza” e botës, “shkëmbi i granitit të socializmit botëror” e dilnin turmat duke ulërritur nëpër festa “Parti Enver , jemi gati kurdoherë”
      Pas 31 vitesh del Berisha nëpër “faltoret” e tij propogandistike, duke përmendur edhe më shumë se Enveri “unin” e tij të kultit të individit, e duke dirigjuar thirrjet “O Sali o hero, gjithë Shqipëria ti të do”.
      E cili na qenka “heroizmi” i Berishës ?
      Se mori përsipër të bëjë “revolucion bollshevik” kundër brezit të ri të politikanëve demokratë me formim perëndimor, e në luftë kundër SHBA ?

      Ai që krenohej se kishte futur Shqipërinë në NATO, i del kundër SHBA që kryesojnë këtë aleancë, pikërisht me qëndrimin “sovranist” të Enverit.
      Po a nuk qenë boll për Shqipërinë ato 47 vite “sovraniteti” që e izoluan nga gjithë bota dhe e kthyen në një kamp gjigand përqëndrimi të rrethuar me tela me gjemba ?

      Ka mbi katër muaj që qoftë edhe si deputet i pamvarur, duhet të shkonte në parlament, ai dhe ata që e mbështesin, e të bënte opozitën e fortë ndaj të keqes tjetër që e gjeti Shqipërinë me karagjozin diktator Edvin Rama.
      Në vënd që të ngrinte me forcë zërin në parlament kundër kundërshtarit politik të opozitës demokratike, për katër muaj u mor me hallin e tij të cilësimit “nongrata” nga SHBA.
      Sipas tij e keqja më e madhe e Shqipërisë paska qenë pas 9 shtatorit të vitit të kaluar , “peng Basha” apo “Lul brava”, e përveç këtyre epiteteve infantile për politikanin demokrat më të vlerësuar e më të mbështetur prej tij, filloi ta akuzojë me gënjeshtrat e Ramës, Ballës , Veliajt e të gazetarëve të nivelit të Mero Bazes..

  12. Pse paska vdekur PD mor QORR…se eshte perjashtuar Sovjetiku Sali prej saj?
    PD tani eshte ri themeluar ashtu si duhet pasi ka nxjerre nga vehtja llumin e Paloqeve budallenj qe i mba Sovjetiku malok pas bythe.
    Partia Demokratike eshte ajo qe thote se njeh edhe Departamenti i Shtetit nepermjet Escobar, e drejtuar nga Lulzim Basha.
    Sa me pare ta kuptojne kete QORRA si Arlindi aq me mire do jete.

  13. Namyti ambasada e kimete yong un
    Kot skane thene pleqte
    Sic ka futyren ….
    Ka dhe punet.
    Te qifsha kinezen e kurvit

  14. Shoku Qorri , Ti si marksist i duhesh politikes . PO ama ruaj pozicionin tend dhe mos analizo nje parti piramidale te spektrit te djathte . Merru me levizjen tende marksiste sherbeji bindjeve te paraziteve te majte se ne fund te fundit jeni ne te drejten tuaj qe te mendoni si doni . Po mos na cani trapin te na imponoheni neve antikomunisteve.

  15. Mos ja vini veshin te shkedhyerve si ky, qe shesin gjithçka per te thene ate qe duan ata qe i paguajne, pra kunder Shqiperise! Nuk eshte fjala per Pd keteu eshte fjala per ti vrare shpresen nje populli dhe keta bythecet si ky muti ketu lehin sa me shume per parate qe ju japin nga vjedhja qe ju bejne shqiptareve, pra jane trdhetare…… llumi i vendit! Mos JA ViNI VESHIN QENVE TE RRUGEVE!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu