• |
ide | kryesore

Pas takimit në Tiranë me Veliajn, infektohet me Covid kryetari i Prishtinës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryetari i Prishtinës Përparim Rama është infektuar me koronavirus. Lajmin e ka bërë të ditur vetë kreu i Prishtinës nëpërmjet një statusi në ‘Facebook’. Kujtojmë se dy ditë më parë ai zhvilloi një vizitë në Tiranë ku edhe u takua me kryebashkikun e Tiranës Erion Veliaj. Rama thote se është izoluar menjëherë pasi ka dyshuar se ka pasur kontakt me persona të infektuar dhe se i është nënshtruar testit për COVID i cili më pas i ka rezultuar pozitivë. Ai gjithashtu njofton se ka anuluar të gjitha takimet e parashikuara, ndërsa thekson se aktualisht nuk ka simptoma , ndërsa vijon të punojë nga shtëpia në koordinimin me ekipin e tij.

Reagimi:

Të dashur qytetarë/ Sapo jam njoftuar nga IKSHPK se kam rezultuar pozitiv me COVID-19. Jam izoluar menjëherë sapo kam kuptuar që kam patur kontakt me persona të cilët kanë rezultuar pozitivë, dhe kam anuluar të gjitha takimet e parashikuara. Për momentin, nuk kam asnjë simptomë dhe po e vazhdoj punën prej shtëpisë, duke u koordinuar me ekipin tim në mënyrë që proceset e punës të vazhdojnë normalisht gjatë ditëve të ardhshme.



10 Comments

  1. E pabesueshme qe nje gazete te degjeneroje deri ketu sa te egzaminoje te infektuarit me covid dhe te kostatoje saktesisht infektuesin.
    Dhe shikoni se si reagon idioti me siper dhe do ndiqet nga te tjere.
    Mjerim!

  2. E pabesueshme qe nje gazete te degjeneroje deri ketu sa te egzaminoje te infektuarit me covid dhe te kostatoje saktesisht infektuesin.
    Dhe shikoni se si reagon idioti me siper dhe do ndiqet nga te tjere.
    Mjerim!

  3. Po nuk ke faj ti, kush ti hedh qurret pevec qelbistanit. Ik anej nga barcelona te marrish ndonje cels anglez per qytetet hale ku jetoni.

  4. Kryetari Bashkise Prishtine te kete kujdes nga virusi SOROS …………..se eshte shume i rrezikshem jo vetem per te por per gjithe Prishtinen….. …….. sa per Covid-19 i urojme te kete sherim te shpejte….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *