• |
ide | kryesore

Snoop Dogg, biznes me ushqimin që s’do ta konsumonte kurrë

-Instant, Paparazzi, Slider



Snoop Dogg po planifikon të lançojë markën e tij të ‘hot dog’-ve të quajtur “Snoop Doggs”, sipas një dosjeje të fundit ligjore në Zyrën Federale të Markave Tregtare.

Avokatët e Snop Dogg aplikuan muajin e kaluar në Zyrën e Patentave dhe Markave të SHBA-së për një regjistrim të markës tregtare me termin “Snoop Doggs”, duke thënë se ai planifikon ta përdorë atë për të shitur hot dogs dhe lloje të tjera ushqimesh të shpejta. Snoop nuk ka lançuar ende një markë, por duket se ai ka një qëllim serioz për ta bërë këtë dhe dëshiron të “zërë” emrin para kohe. Një markë ‘hot dog’-u do të ishte një nga sipërmarrjet e fundit për konsumatorët nga Snoop. Në vitin 2015, adhuruesi i marihuanës filloi një kompani kanabisi të quajtur “Leafs By Snoop”, dhe në vitin 2020, reperi debutoi një linjë pijeje alkoolike të quajtur “Indoggo Gin”.

Ai gjithashtu ka nxjerrë librin e tij të gatimit dhe është shfaqur vazhdimisht në segmente televizive të gatimit me shoqen e tij ngushtë Martha Stewart.

Por zgjedhja e biznesit të ‘hot dog’-ëve është ndoshta pak e habitshme, duke pasur parasysh historinë e tij me ushqimin, ku ka thënë publikisht që nuk do të hante kurrë një ‘hot dog’.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *