• |
ide | kryesore

Vendimet pas mbledhjes maratonë të Kryesisë së PD-së/ Kush u përjashtua dhe kujt iu dha një shans i dytë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Në një mbledhje maratonë, nisur prej orës 19:00 e që zgjati deri në orët e para të këtij mëngjesi, kryesia e PD-së ka përjashtuar nga partia ish kryeministrin Sali Berisha, si edhe disa deputetë mbështetës të tij.

Vendimet e forta të kryesisë së PD, pasojnë protestën e dhunshme të 8 janarit në oborrin e selisë të thirrur pikërisht nga Sali Berisha.


Në një deklaratë për mediat, ku njoftoi vendimet e mbledhjes maratonë të Kryesisë, PD theksoi edhe shansin e fundit për deputetët e pezulluar.

Njoftimi i plotë: 
Pas sulmit të dhunshëm dhe të parapërgatitur të 8 Janarit mbi Selinë Qendrore tëPartisë Demokratike, që vuri në rrezik serioz jetën e anëtarëve të Kryesisë, Grupit Parlamentar, Këshillit Kombëtar, Kuvendit Kombëtar, dhe vetë anëtarëve të partisë që ishin thirrur në një protestë që ishte lajmëruar si paqësore, por ishte përgatitur për të shkaktuar gjakderdhje mes demokratëve;
Pas shkatërrimit të paprecedentë të Selisë Qendrore të Partisë Demokratike, nga individë me rekorde kriminale dhe pa asnjë lidhje me Partinë Demokratike, të urdhëruar, organizuar dhe nxitur nga organizatorët e protestës;
Pas tentativës që përmes akteve të dhunës dhe kërcënimeve për destabilizim t’i imponohen vendimmarrjes së shumicës dërrmuese të të gjitha institucioneve të partisë;
Pasi kanë kaluar 48 orë dhe nuk ka asnjë akt distancimi nga dhuna e paprecedentë e urdhëruar, organizuar dhe nxitur nga disa anëtarë të partisë, ndaj partisë së tyre dhe anëtarëve të Partisë Demokratike;

Kryesia e Partisë Demokratike, në mbledhjen e datës 10 Janar 2021, unanimisht

Vendosi:

1. Dënimin me forcë të akteve të dhunës, gjuhës përcarëse dhe retorikës që nxit konfliktin mes demokratëve.

2. Përjashtimin nga Partia Demokratike, dhe ku është rasti nga të gjitha funksionet drejtuese dhe nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, të anëtarëve që kanë organizuar, nxitur, urdhëruar apo ushtruar dhunë si më poshtë:
1. Sali Berisha
2. Flamur Noka
3. Edmond Spaho
4. Albana Vokshi
5. Bujar Nishani
6. Arben Ristani
7. Rigels Muçollari
8. Keltis Kruja
9. Klevis Balliu

3. Pezullimin me efekt të menjëhershëm nga anëtarësia në Partinë Demokratike, dhe ku është rasti nga të gjitha funksionet drejtuese dhe nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, deri në distancimin e plotë dhe publik nga aktet e dhunës ndaj Partisë Demokratike, dhe veprimeve që dëmtojnë interesat elektorale apo politike të Partisë Demokratike, të:

1. Agron Shehaj
2. Aldo Bumci
3. Belind Këlliçi
4. Blendi Himçi
5. Clirim Gjata
6. Edi Paloka
7. Edith Harxhi
8. Eno Bozdo
9. Ervin Minarolli
10. Genc Deromemaj
11. Genc Pollo
12. Gent Strazimiri
13. Ivi Kaso
14. Ledina Mandija
15. Lorenc Luka
16. Luan Baçi
17. Mimoza Hajdrmamataj
18. Oerd Bylykbashi
19. Tritan Shehu

9 Comments

  1. Po ndonje te denuar me pushkatim apo me varje nuk ka? Po keta qe u pezulluan, a do cohen te punojne ne prodhim qe te riedukohen me masat? O perendimori oriental i BRSS, pyete mire mamane, mos e mban gabim mbiemrin Basha se mire me surrat, por edhe me sifat je bere si paraardhesi yt.

  2. Kryeministri tha gjithashtu se Tiranës i duhet një qendër olimpike.

    “Njerëzit nuk kanë çfarë na japin më, na i kanë dhënë të gjitha, jemi ne që duhet të ofrojmë . Duhet një qendër sportive më shumë se një ose dy fusha, jo thjesht një palestër, qendër olimpike në modelin e qendrës së Korçës, për të pasur një qendër ku mund të stërviten ekipet sportive të baskisë. Jemi me vizionin, me projektet dhe më pas me financimet. Na duhet me patjetër një qendër olimpike në Tiranë që t’i japë mundësi gjithë federatave, aktivitetet jashtë futbollit që mund të përfshihen”, tha Rama.

    Pas asaj që ndodhi duhet të shkojmë në terren para demokratëve me urgjencë dhe me nje ofertë të re. Duhen ndryshime të tjera në parti. Nëse është e nevojshme duhen ripozicionuar njerëzit, e kush ka bërë betejë të jetë në krye të punëve dhe të ndjekim vetëm meritën e njerëzve jo më thjeshtë procedurat. Partia s’mund të jetë më me gjuhë monokolor, duhet ti flasë , të zhgënjyerve, duhet të bëjë kritike reale me veten dhe ti japë vendin më të sakrifikuarve e ti njohë meritën atyre që i duhen partisë. Thënë kjo na duhet një ofertë e re e madhe dhe me të gjitha ngjyrat pa asnjë kompleks.

    Ngritja do fillojë nga këtu, njerëzit nuk kanë cfarë na japin më na i kanë dhënë të gjitha, jemi ne që duhet të ofrojmë. ” tha Duma

    Shikoni se çkoiçidenca qe ka midis Rames dhe Dumes . Mos shkrimet i ben Duma dhe ja jep Rames apo Rama ja jep Dumes ? Apo mos jane te njejte ne prapaskene dhe te ndryshem perball nesh?

  3. Është Sali Berisha, zonja e zotërinj, ai i çadrave pistoletë dhe thikave me helm në 21 janar. Është i njëjti që nuk njihte baxhanakun e tij që çmontonte predha me fëmijë, në “aksidentin teknologjik” të Gërdecit, me 26 të vrarë. Është Sali Berisha i kontrabandimit të naftës për tanket e Millosheviçit sepse siç do thoshte më vonë nuk mund të linte pa ngrohje kosovarët. Është Sali Berisha që i shtrëngonte dorën Alimuçës e Sudes për të thënë më pas lekët tuaja janë 100% të sigurta”.

  4. Kto Lulushat jane me te vertete komik Perjashtojne Bujar Nishanin per dhune ndersa Edi Paloken vetem e qortojne.
    Partia Demokratike ka arritur fundin. Me behet qefi per kete qe po i bejne Berishes se e meriton, por me vjen keq per Shqiperine.

  5. O Lulqira, do ju nxjerrin me lapra jashte o kurva por me mire te dilni vete. Nuk do ju ruajne kalezat e Rames gjithmone.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu