• |
ide | kryesore

Wanda Nara, zërat për një shtatëzani

-Instant, Paparazzi, Slider



Wanda Nara ka ndezur thashethemet për një shtatzëni të mundshme me njërin nga postimet që ka publikuar në rrjete sociale.

35-vjeçarja la miliona fansa të dyshojnë se ajo dhe bashkëshorti i saj, ylli i PSG-së, Mauro Icardi, janë në pritje të fëmijës së tyre të tretë. Biondja ndau foto përkrah dy vajzave të saj, Francesca Icardi dhe Isabella Icardi, nga dalja e tyre nëpër rrugët e Parisit. “E premte”, shkroi ajo bashkangjitur imazheve me një ‘emoji’ që e përshkruan familjen. Në një nga fotot, Francesca mbante një fëmijë lodër që tërhoqi vëmendjen e motrës së vogël të Wandas, Zaira Nara. Duke komentuar postimin, Zaira tha: “Oh, mendova se kishte ardhur një fëmijë i gjashtë”. Ky koment ndezi aludimet se Wanda ishte në pritje të fëmijës së tretë me Icardin.

Nara dhe sulmuesi argjentinas patën një grindje publike vitin e kaluar me akuzat se futbollisti po e tradhtonte, megjithëse tani i kanë rregulluar gjërat. Mauro u raportua se kishte tradhtuar bashkëshorten me aktoren argjentinase, China Suarez.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *