• |
ide | kryesore

“Broja, blerja perfekte e epokës së re, ndrin para pronarëve të rinj”: mediat angleze e jo vetëm të ‘dashuruar’ me shqiptarin

-Instant, Sport



Të gjithë të cmendur në Angli pas Armando Brojas, mediat britanike të parat. Sulmuesi i kombëtares shqiptare jo vetëm që është konsideruar njeriu i ndeshjes për Southampton, në fitoren 4-1 ndaj Brentford, por ka marrë notën më të lartë të vlerësimit nga shtypi i shkruar dhe specialistët në transmetimet TV. 20 vjecari ka shënuar golin e tij të pestë në Premier Ligë në këtë sezon, duke vendosur edhe rekordin individual në kampionatin anglez, ku askush më i ri se ai nuk ka shënuar këtë kuotë golash në një sezon.

Tekniku Ralph Hasenhuettl nuk e konsideron më Brojan një surprizë: “Ne zakonisht nuk krijojmë shumë shanse, por loja për të cilën kemi punuar gjatë ditëve të fundit ka qenë ndryshe. Armando Broja ishte një kërcënim gjatë gjithë kohës dhe ne morëm disa vendime të mira për mënyrën se si duam të luajmë. Ai është i shpejtë dhe ka një finalizim fantastik. Ai ka disa armë në zotërim që sigurisht po na ndihmojnë. Lojtarët e rinj mund të marrin pak kohë për t’u përshtatur në Premier League dhe ne e dinim se do të ishte një fillim i vështirë, por nuk po përkeqësohemi, po përmirësohemi çdo ditë. Së bashku me ne edhe Broja”.

Këtë mendim ka edhe media angleze që nuk kursehet. 9 ishte nota me të cilën e ka vlerësuar Brojën skysports.com për “kundërsulmin e tij që ishte një grusht i fuqishëm ndaj tre qendërmbrojtësve të Brentford, të cilët i mposhti me lehtësi dhe shënoi gol”. Hampshirelive.neës i ka vënë notën 8.5, ndërsa e vetmja 7 e të mërkurës së shkodranit e ka dhënë ineës.co.uk. Nuk janë kursyer as me tituj në Angli, me Telegrapf që e ka titulluar: “Armando Broja ndricon St Mary përpara pronarëve të rinj të Southampton. Performanca e djaloshit të artë të Saints ka kaluar përtej ishullit, sepse edhe Marca i ka kushtuar vëmendje duke e quajtur: “Broja: Blerja perfekte për të nisur epokën e re te Southampton”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *