• |
ide | kryesore

Deputeti i Bashës që pozon me Ramën dhe Veliajn

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Ndërsa protesta e tetë janarit me gaz e polici çimentoi në sytë e mbështetësve të foltores argumentet e Sali Berishës se Lulzim Basha bashkëpunon me Edi Ramën, një deputet i ri pak i njohur, duket ka veshur mantelin e strumbulluarit për këtë bashkëpunim.

Bëhet fjalë për Arbi Agalliun, sekretarin e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, një prurje të re të Bashës në zgjedhjet e 25 prillit.

Ndërsa Arbi Agalliu u bë famoz për foton e publikuar dje, se po qeshte në një takim me Edi Ramën në Vlorë, sot po qarkullon një foto e tij, i përqafur dhe duke qeshur me Erion Veliajn.

Detajet mungojnë. Kur dhe ku u takua Agalliu me Veliajn? Po arsyeja?

Ndërsa për ti dhënë përgjigje këtyre pyetjeve do të duhej të kalonim në caqet e spekulimit, dhe Agalliu vetë nuk ka reaguar ende, momentalisht na mbetet vetëm të qëmtojmë shfajësimin që deputeti star i orëve të fundit bëri për foton me kryeministrin në Vlorë.

Agalliu u vetëmbrojt duke thënë se manipulohet me nxjerrjen e fotos, pasi ajo është shkrepur dy muaj më parë. Në reagimin e tij për ABC News, Agalliu shpjegoi se nuk kompleksohej nga një përshëndetje qytetare.

“Nuk ka asgjë më shumë sesa duket në foton e nxjerrë si sensacion nga specialistët e manipulimit dhe të dhunës verbale e fizike. Është një përshëndetje 2 muaj më parë (13 nëntor), siç këmbehen 2 njerëz në të njëjtin mjedis dhe kaq! Në kulturën dhe formimin tim nuk kam asnjë kompleks të përshëndes këdo. Në jetën time profesionale kam takuar dhe do takoj pafund njerëz me bindje të ndryshme politike, me pozicione të ndryshme e statuse të ndryshme. I besoj sjelljes qytetare dhe profesionale! Me Edi Ramën nuk kam bërë kurrë asnjë pazar, asnjë marrëveshje, asnjë cënim të interesit publik! Nga një anë më vjen keq që bëjnë qimen tra. Nga ana tjetër, më vjen mirë që kanë kaq shumë interes për aktivitetin tim politik dhe privat. Të tilla lajme të sajuara keq i konsideroj si përpjekje shumë idiote për shantazh! Le të vazhdojnë! Unë kam zgjedhur të punoj për një të ardhme më të mirë për Partinë Demokratike dhe për vendin!”, deklaroi deputeti Agalliu.

Për të vënë në barazpeshë narracionet që vijnë nga dy krahët e kundërta të PD-së, së pari do të duhet të marrim të mirëqenë “pafajësinë” e Arbi Agalliut. Ndoshta gjithçka është rastësi dhe manipulohet me figurën e tij për të goditur Bashën.

Por, ndërsa ai ende nuk ka shpjegim për foton me Veliajn dhe nisemi nga rastësia që Agalliu presupozoi për takimin me Ramën, ndoshta edhe takimi me Veliajn do ketë qenë vetëm një rastësi.

“Rastësia zakonisht favorizon të kujdesshmit” – thoshte filozofi Joseph Joubert.

Se sa i kujdesshëm po tregohet Arbi Agalliu dhe PD-ja e Bashës, kjo ha interpretim. Nga një anë nuk po tregohen aspak të kujdesshëm për takimet që mbajnë. Nga ana tjetër, siç thotë krahu i foltores, po tregohen shumë të kujdesshëm në bashkëpunimin me partinë në pushtet.

Këto ngjarje i shërbejnë si barut armëve të Sali Berishës. Arbi Agalliu është kthyer në pak orë në deputetin e trekëndëshit Basha-Rama-Veliaj. Një gjë është e sigurt. Me ndërhyrjen e policisë për shpërndarjen e protesës së Berishës në selinë blu, këto foto nuk i volisin aspak grupit Basha në Partinë Demokratike. ©LAPSI.AL 



31 Comments

  1. Krim te rende politik paska bere ky Agalliu kur kush e di se kur paska bere nje foto me Erion Veline!
    Duhet te kesh nje foto me shkop ne dore pas bythes Saliut si Mul Ndoka qe te bindesh Lapsi.al per deputetin simbol mencurie!!

    1. shkopin mbas bythe e keni qef ju o qelbesira qe nga dulla Deri tek KY gerdalla qe shkerdhehej me afrikanet poshte urave te Parisit

    2. shkopin mbas bythe e keni qef ju o qelbesira qe nga dulla Deri tek KY gerdalla qe shkerdhehej me afrikanet poshte urave te Parisit

    3. Askujt nuk i lejohet te bej foto me socialistet.
      Vetem komunisti SRB mund te bej foto me Enver Hoxhen, Nexhmien, Hysni Kapon, Simon Stefanin, te haja darka e dreka me femijet e Nexhmijes.
      Po keshtu vetem SRB -it i lejohet te bej foto me Fatos Nanon, Gramoz Rucin etj.

    4. Pse ça kerkon ti qe ta kapin me kkk ne bythe qe ta quajne bytqire?
      Ju kurvave te kuqe nuk ju bene pershtypje kjo se vete e ktheni sa andej kendej

    5. Dikush dikujt i ka çuar ultimatumin se do të vijë me dhunë e të nxjerr nga apartamenti ku banon, pasi kam banuar unë dikur aty.
      Dikushi vjen me leva hekuri, i bie derës me shqelma e provon ta hapë ate me levë hekuri.
      Banuesi aktual, hap derën e me një shkop i bie duarve agresorit , të cilit i bie nga dora leva e thërret nga dhimbja :
      “Obobo më vrau”
      Shoqëruesi i agresorit e fotografon sulnuesin “paqësor” në momentin e goditjes me shkop e mandej e çon foton në prolurori si “fakt” të dhunës.

  2. Natyrisht qe nuk eshte krim te besh foto me Veliajn sepse mund edhe te jesh rastesisht ne rruge si ne rastin kur galliu “po pershendetej” me Ramen, por ketu kemi nje foto mes dy njerezish qe e vlersojne njeri tjetrin. Veliaj e tregon me gisht Agalliun si nje mik te vetin te mire. Prape nuk ka asgje te keqe mund te thote ndokush. Ok, por te jesh mik me shkaterruesin e Tiranes dhe te jesh ne opozite “zyrtare” me te… duket pak si e ngaterruar. Sa per shkopin qe permend personi “teper sekret”, ate e kishte Salianji dhe muk u kuptua nese donte te mbronte GD apo ti bente ndonje favor GB

  3. Pse nuk ishte marre vesh akoma qe basha -rama jane bashk?
    Plehra qe duan partine per te bere para, prandaj edhe jane bere bisha per vulen dhe seline.

  4. Ça ka te keqe kjo foto? Agalliut si sekretar i grupit parlamentar te PD bashiste, i ka rene rruga nga bashkia dhe i ka shkuar mendja te kerkoje leje ne bashki per te vendosur dyer te blinduara, Veliaj pasi i ka dhene lejen per te ndryshuar pronen publike e tregon me gisht. Thjesht e tregon si nje nga klientet e shumte qe Veliaj ka. Ketu as qe behet fjale per bashkeqeverisje. Ketu thuhet haptas, do behemi bashke e t’ia fusim ketij populli idiot.

  5. partia nuk merret me forc por as nuk mbahet me forc. keta dy lideret te ashtuquajtur demokrat nuk e din ca eshte demokracia dhe nuk kan asnje lidhje me te. qe te dy duhet te hapin krahun sa me par qe ajo parti te nisi te behet vertet demokratike. partia nuk eshte e saliut dhe as e bashes, eshte e demokrateve qe kan sakrifikuar pa interes per te dhe jo per keta te dy qe e kan perdor si lop me mjel.

  6. Per njefare “poli”Bytha qe ka merak hurin ne bythe –

    Ka plot foto ne tribune stadiumi ku Mul Noka me Tao Ballen prane e prane gajasen duke pare ndeshje futbolli.
    Por ato nuk quhen, sepse kane patur autorizim nga Doktor Maloku dhe Piktor Psikopati.

  7. Ti -i pa emeri -Mavi-qe ke komentuar te Qfshin Gruan ,Motren dhe ate qe te ka pjelle mbeshtetsit e Berishes.

  8. Mos shani te vjetrit se jane BURRA si nga PD e nga PS ja elementi ri per 2 dite 2 foto vlazrore , te shkrdhefsha kurvat o i degjeneruar

  9. Në fakt, është e vërtetë se aty ka pasur plan për ndërtimin e kullave, bashkë me Xhaminë e Namazgjasë.

    Dhe plani është firmosur nga vetë Sali Berisha kur ka qenë kryeministër, siç vërtetohet edhe nga faksimilet e publikuara më poshtë

  10. Pse merziteni ? Per te miren tuaj po bashkpunon . Dikush mund te thote se po e bene per bythen e tij . Jo , jo . Po e bene per ju o dele rude .

  11. Rama e tha ne media qe do te jape 2 seli per 2 gjysmat e PD-se. Mendoni se do t’i ndahen qendres se Tiranes pas Teatrit?
    Ky Agalliu i katapultuar ne parlament qenka ne liste per te zevendesuar Lelin ne Vlore ne zgjedhjet e ardheshme. Me pronat e botes mbaroi pune nje familjar i tij ne kadastren e Vlores dhe pastaj e dogjen ne 1997 per te fshehur gjurmet. He, si thoni, a nuk i ploteson kushtet si i ri ne politike?

  12. Filloi lufta e ftohtë me foto tani.
    Mendoni sikur të hapen arkivat e fotove personale apo familjare të shqiptarëve, që në kohën e Dullës se çfarë lufte do të ndizej.
    Duket se e gjetët rrugën e çensurimit të mendimit ndryshe ju të Lapsit.

    Sapo provoj të nis ndonjë koment që ju bën qesharakë me shkrimet tuaja, vjen automatikisht lakmërimi se po postoni si shumë dëndur e këshilloni që ta ul ritmin, ndonëse mund të kem kohë pa komentuar në portalin tuaj.

  13. Ne fakt,lidhur me komentin me lart,ju te lapsi,jo vetem qe nuk jeni qesharake,por jeni nder te paktet qe i vini pikat mbi i.
    Meqe ra fjala,ka disa dite qe nuk po degjojme dhe shohim analiste te ketij niveli neper media,tani me shume se kurre populli duhet ti degjoje.
    Por pseudo analiste si Baton Haxhiu nuk kane munguar,por fatkeqsisht,te tillet nuk degjohen dot.
    Tju kete ndaluar kuçedra valle?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *