• |
ide | kryesore

Dhunoi të ëmën 84-vjeçare, arrestohet 54-vjeçari në Korçë

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia e Korçës ka vendosur në pranga 2 persona, të akuzuar për vepra të ndryshme penale.

Policia njofton, se është arrestuar për dhunë në familje 54-vjeçari M. Gj., pasi dyshohet se ka dhunuar nënën e tij 84-vjeçare.

Sakaq, në pranga është vendosur edhe një 22-vjeçar, pasi është kapur në flagrancë duke ushtruar në lokalin e tij veprimtarinë e lojërave të fatit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

 

 

“Vihen në pranga 2 shtetas për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Devoll, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, të shtetasit M. Gj., 54 vjeç, banues në fshatin Hoçisht, Devoll, pasi dyshohet se në banesë, ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike, ndaj nënës së tij, shtetases B. Gj., 84 vjeçe.
———–
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, të shtetasit M. D., 22 vjeç, banues në fshatin Zvirinë, Maliq, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e tij në këtë fshat, u gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale pajisje që dyshohet se shërbenin për vendosjen e basteve sportive.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *