• |
ide | kryesore

FOTO/ Venecia proteston për eleminimin në Kupë e Italisë: VAR e kishte pamjen dhe legjitimoi golin

-Instant, Sport



Atalanta kalon raundin e dytë të Kupës së Italisë duke mposhtur Venecian 2-0 në stadiumin Geëiss, falë një goli të Muriel në pjesën e parë dhe një të Maehle në fund të sfidës, por në golin e kolumbianit ka disa dyshime për një prekje të mundshme me krah në fillim të aksionit. Dyshime që klubi lagunar ka dashur t’i nënvizojë me një postim pa koment në profilin e tij në Tëitter, ku ka publikuar një nga pamjet që zotëronte Var në momentin e vendimit. Prekja e krahut duket qartë nga foto, por Maggioni në VAR legjitimoi golin.

Në fillim të pjesës së dytë pati një tjetër ndërhyrje të Var: goditja fluturimthi nga jashtë zonës e Crnigoj përfundoi pas shpinës së Musso, por goli u anulua për shkak të një pozicioni të parregullt të Henry, i cili ishte në trajektoren e topit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *