• |
ide | kryesore

Grabitje e armatosur në Prishtinë

-Instant, Lajme, Të fundit



Një punonjës i një pompe të karburantëve në Prishtinë ka raportuar në polici se derisa ishte në vendin e tij të punës, ka hyrë një person i armatosur dhe ka grabitur një sasi të konsiderueshme parash, raporton Express.

Rasti ka ndodhur mesditën e së martës në lagjen “Kalabria” në Prishtinë. Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.

“Lagjja Kalabri, Prishtinë 11.01.2022-16:08Viktima mashkull kosovar ka raportuar se, derisa ishte duke punuar në vendin e punës-pompë derivatesh, ka hyrë një person  i armatosur dhe duke kanosur me armë viktimën, i ka grabitur një sasi të konsiderueshme të parave të gatshme dhe është larguar në drejtim të panjohur. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin, është informuar dhe konsultuar edhe prokurori”, ka njoftuar policia në raportin 24 orësh.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *