• |
ide | kryesore

Kurti ia bën të qartë Borrellit: Referendumi serb nuk do mbahet në Kosovë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka biseduar në telefon me Përfaqësuesin e Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell, lidhur me referendumin për ndryshime kushtetuese që do të mbahet në Serbi.

Kurti ka shkruar në Twitter se i ka bërë të ditur Borrell se serbët me shtetësi të dyfishtë do të lejohen të votojnë vetëm me postë ose në zyrën ndërlidhëse në Prishtinë.

“Në një bisedë telefonike me Përfaqësuesin e Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së përcolla qëndrimin tonë: Serbët në Kosovë me shtetësi të dyfishtë mund të votojnë në referendumin e Serbisë me postë ose në zyrën ndërlidhëse në Prishtinë. Referendumi në territorin sovran të një shteti tjetër nuk është praktikë e pranuar nga asnjë vend demokratik”, – ka shkruar Kurti.

Zyrtarë të shtetit serb kanë thënë se edhe serbët e Kosovës do të votojnë në këtë referendum, ndërkohë që Qeveria e Kosovës i ka mëshuar vendimit se hapja e vendvotimeve në Kosovë nuk do të lejohet.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *