• |
ide | kryesore

Lufta civile trondit Kupën e Afrikës: kërcënimet për atentat blindojnë Kamerunin

-Instant, Sport



Frika e atentateve të mundshme ka detyruar organizatorët të përforcojnë masat e sigurisë mbi futbollistët, të cilët ruhen me forca të armatosura që janë të vendosura si përpara hoteleve të skuadrave, ashtu edhe në fushat e stërvitjes apo në stadiume. Madje mjetet e blinduara patrullojnë rrugët çdo natë për të garantuar respektimin e shtetrrethimit, që është vendosur në mbrojtje të lojtarëve dhe tifozëve. Kjo për faktin e luftës së përgjakshme civile mes trupave qeveritare dhe rebelëve, që prej katër vitesh ka goditur Kamerunin, duke i ka marrë jetën 3000 personave e duke cuar 70.000 të tjerë në arrati. “Janë marrë masa shumë të rrepta për të garantuar që Kupa e Afrikës të mund të zhvillohet pa probleme”, ka garantuar për tabloidin Engamba Leduks, komandantja e rojeve të sigurisë, ndërsa ekspertja e të drejtave të njeriut, Rebeka Tinsli, e ka përshkruar situatën të tmerrshme duke paralajmëruar që kërcënimet e rebelëve për atentate janë serioze dhe shqetësuese.

“Lojtarët janë të shqetësuar mbi të gjitha për shkak të kërcënimeve të ardhura – ka nënvizuar një burim për Mirror – por janë marrë masat që të bëhet gjithçka për t’i mbrojtur me angazhimin e forcave speciale të gatshme për të ndërhyrë në rast të kërcënimit real, apo një sulmi”. 40 yje të Premier League, mes të cilëve Salah e Mane të Liverpool, Mahrez i City apo Aubameyang i Arsenalit, janë të angazhuar në këtë edicion të Kupës së Afrikës me kombëtaret e tyre. “Shumë lojtarë vijnë nga zonat e Afrikës ku tashmë ka probleme të sigurisë si Nigeria apo Bregu i Fildishtë, pra janë mësuar me këtë situatë. Por janë krenarë që luajnë për vendet e tyre, ndërsa nuk do t’i zhgënjenin asnjëherë tifozët e tyre”, ka përfunduar burimi.

Gjendja nuk është fare e qetë e madje edhe vetë maskoti i aktivitetit – Luani Mola – është detyruar të veshë një jelek antiplumb për t’i patur sa më të vogla rreziqet gjatë ndeshjeve. Ajo që e rëndon më tepër zhvillimin e rregullt të aktivitetit është kujtimi i tmerrshëm i atentatit terrorist ndaj autobusit të Togos në Angola më 2010, që i mori jetën dy personave, mes të cilëve dhe një gazetar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *