• |
ide | kryesore

Menaxheri i fuqishëm dhe armiku i shumë klubeve përfundon në spital: operohet me urgjencë Mino Raiola

-Instant, Sport



Një situatë e papritur që ka krijuar një shqetësim të madh për gjendjen shëndetësore të Mino Raiolës. Menaxheri i fuqishëm sportiv u shtrua në spitalin San Raffaele në Milano dhe iu nënshtrua një operacioni urgjent. Raiola, 54 vjeç, është vënë nën vëzhgimin e mjekëve pas operacionit. Për momentin nuk janë dhënë më shumë informacione në lidhje me gjendjen e tij.

Mes të asistuarve të Raiolës, një prej menaxherëve më të rëndësishëm në futbollin botëror, ka shumë yje të kalibrit të Ibrahimovic, Haaland, Donnarumma, Pogba, Verratti dhe De Ligt. Cështja është se Raiola preferon të lëvizë shumë me lojtarët e tij, për të siguruar kontrata të shtrenjta e komisione të rëndësishme për veten, gjë që e ka bërë armik për shumë klube të mëdha.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *