• |
ide | kryesore

Pezullohet drejtori i Burgut të Reçit në Shkodër bashkë me dy zyrtarët/ Dalin në dritë detaje të reja

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Tre zyrtarë të lartë të Burgut të Reçit në Shkodër janë pezulluar nga detyra këtë të mërkurë për falsifikim raporti të një konflikti fizik brenda burgut. Ata janë drejtori, Maliq Meta, shefi i policisë, Robert Bundo dhe specialisti i regjimi, Gëzim Qoshku. Sipas një njoftimi të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Sistemit të Burgjeve urdhrin për ekzekutimin e vendimit për pezullim e dha Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër, pasi nga hetimi vërtetoi se zyrtarët falsifikuan raportet për të lehtësuar të dënuarit autorë të një sherri.

Detaje si ndodhi ngjarja

Sipas dosjes, ngjarja mësohet të ketë ndodhur në datën 20 korrik 2021, ku të dënuarit Edison Çela, Fatjon Guri dhe Pjerin Ndreu kanë dhunuar me shkelma e grushte të dënuarin tjetër Ervin Zallumi në ambientet e ajrimit.

Qoshku u mor me raportin e kësaj ngjarje, ndërsa ato janë protokolluar dhe sigluar nga Meta.

Një ditë më pas, Shefi i policisë, Robert Bundo urdhëroi oficerin Gëzim Qoshku që t’u merrte deklarata të dënuarve dhe policëve që kishin qenë të pranishëm, me arsyetimin se s’ishte pëpiluar siç duhet dokumenti.

Sipas verifikimit, oficeri Qoshku falsifikoi firmat e efektivëve të policisë Genc Quku dhe Elsaid Zeqiraj, duke arsyetuar se kishte ndodhur vetëm një konflikt verbal.

Sekretari kërkoi që të merrej konfirmim i drejtorit për anulim. Drejtori Maliq Meta ka dhënë konfirmimin për anulim dhe siglim, ndërkohë që ka vijuar puna nga Komisioni Disiplinor, i përbërë nga shefi i policisë Robert Bundio dhe drejtori Maliq Meta.

Hetimet tregojnë se është vërtetuar falsifikimi i kryer në bashkëpunim.

“Më 20 korrik 2021, rreth orës 10:25 në ambientet e ajrimit në IEVP të dënuarit “E.Ç.”, “F.G.” dhe “P.N.”, dhunuan me shkelma dhe grushte bashkëvuajtësin “E.Z.”.

Oficeri i policisë nënkomisari G. Q përpiloi raport shërbimi të ngjarjes për autorët. Mandej, me urdhër të drejtorit dhe Shefit të Policisë, ai hartoi raport të dytë dhe kreu falsifikimin e firmave të efektivëve të policisë “G.Q.” dhe “E.Z.”.

“Puna vazhdoi mbi raportet e falsifikuar në Komisionin Disiplinor, që kishte anëtar drejtorin Meta dhe shefin e policisë Bundo. Më tej, hetimet vërtetuan falsifikimin e kryer në bashkëpunim, u morën deklarimet dhe u administrua i gjithë dokumentacioni i falsifikuar“, sipas njoftimit të SHKB-së./ TCH



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *