• |
ide | kryesore

Raporti i gjykatës së audituesve për drejtësinë: Milionat e BE po shkojnë kot

-Instant, Arkiva, Kryesore

Diplomatët e huaj në Tirane u tregojnë shqiptarëve, njësoj si indianëve pasqyrat, për sukseset e mëdha të reformës në drejtësi. Por, fatkeqësisht, gjuha që predikohet këtu nuk është aspak e ngjashme me atë që flitet në Bruksel. “Historia e suksesit” apo “shembulli shaiptar” nuk figurojnë askund madje kjo duket qartë edhe në një dokument të publikuar nga Gjykata e Audituesve të BE, që Lapsi.al ka arritur ta lexojë.


Aty Shqipëria përmendet mes shteteve ballkanike që kanë dështuar në përparimin e shtetit të së drejtës.


Gjykata Evropiane e Audituesve vlerësoi, në një raport të posaçëm të botuar të hënën më 10 janar, se veprimet dhe milionat e shpenzuara prej BE-së kanë pasur pak ndikim në progresin e reformave themelore në sundimin e ligjit në Ballkanin Perëndimor (Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Maqedoninë e Veriut , Mali i Zi dhe Serbia). Ndërmjet viteve 2014 dhe 2020, mbështetja financiare e BE-së arriti në rreth 700 milionë euro. Në raportin e saj, Gjykata e Audituesve tregon se ndihma evropiane për “reformat themelore në çështjen e shtetit të së drejtës në rajon” nuk ishte efektive. Ajo vë në dukje se këto gjashtë vende kanë bërë pak përparim në promovimin e pavarësisë së një sistemi drejtësie i cili është ende subjekt i ndërhyrjeve politike dhe në luftimin e përqendrimit të pushteteve dhe korrupsionit. Sa i përket lirisë së shprehjes, ajo ka bërë edhe më pak progres, nënvizon raporti.

Pra edhe reforma shqiptare në drejtësi me gjithë milionat e shpenzuara nuk ka asnjë rezultat të prekshëm për pavarësinë e gjyqësorit dhe luftën kundër korupsionit.

Mbështetja e BE-së për sundimin e ligjit në Ballkanin Perëndimor ka dështuar qartësisht të sjellë ndryshime tjelbësore,” tha Juhan Parts, anëtar i Gjykatës Evropiane të Audituesve përgjegjës për raportin. “Progresi modest i bërë gjatë 20 viteve të fundit kërcënon qëndrueshmërinë e përgjithshme të mbështetjes së BE-së të ofruar përmes procesit të anëtarësimit. Është vështirë e besueshme të reformosh vazhdimisht nëse nuk arrihen rezultate të dukshme” këmbënguli ai.

“Auditorët e Gjykatës shprehin keqardhjen që financimet e Brukselit jepen në mënyrë “jokonsistente”. Dështimi i kësaj politike, bazuar në transfertat financiare, vë në pikëpyetje kapacitetin e Bashkimit Evropian për të eksportuar modelin e tij demokratik në kufijtë e tij” ka theksuar gazeta franceze Le Figaro në një shkrim mbi këtë raport.

E vetmja pikë ku Shqipëria përmendet pak me nota pozitive është spastrimi i 800 gjyqtarëve dhe prokurorëve nga vettingu. Por rezultatet tregojnë të kundërtën.
Përpjekjet politike për të ndërhyrë në funksionimin e drejtësisë në Shqipëri gjithsesi mbeten “çështje shqetësuese”, nënvizon raporti, i cili vë në dukje edhe rënien e theksuar të lirisë së shprehjes në vend.
Pra, sado tu shplahen trutë qytetarëve nga një grusht propagandistësh vendas dhe të huaj në Tiranë, fatmirësisht Shqipëria nuk është më e mbyllur për të dëgjuar ato që vetë europianët thonë për dështimin e reformës në drejtësi.

©Lapsi.al

6 Comments

  1. Nese fut hundet politika jone edhe floriri behet i pavlere.
    Ky vend pa revolucion gjithperfshires nuk behet as per 1000 vite

  2. Problemi eshte fare i thjeshte, pavaresisht fjaleve dhe ketyre milionave (qe ne fakt jane cikerrima per gjithe Ballkanin ne 7 vite) ne te vertete si Brukseli edhe uashingtoni nuk e rruajne fare per ate se cfare ndodh ketu. Shumicat e ketyre milionave kane perfunduar perseri ne xhepat e diplomateve dhe punonjesve ordinere qe ata kane derguar ne vendet tona, ne forme rrogash teper te larta ose rryshfetesh nga qeverite e korruptuara ballkanike. E verteta eshte qe te derguarit e Brukselit dhe Uashingtonit e dine shume mire se ata qe i kane derguar interesohen vetem per stabilokracine dhe kenaqen me ca raporte burokratike sa per te mbushur dosjet. Duke qene se shumica jane edhe nivel i ulet korruptohen nga politikanet lokale me para, favore, biznese apo edhe sherbime ne natyre (shembuj dine vete shqiptaret plot se ky vend aq eshte, gjithcka merret vesh). Ne fund fare halli eshte i yni dhe kur ne nuk duam apo nuk jemi te afte ta zgjidhim pse do thartojne trute ne Bruksel apo uashington per zgjidhjen e halleve tona. Ne mut duam te rrime, ne mut na lane, pse do bejne duart pis per te lare hallet tona. Maksimumi nxjerrin ndonje raport si ky apo vihen ne levizje kur u preken interesat e veta. Per te tjerat, ne qafe pacim veten

  3. Cfare prisnin te ndodhte duke ja lene reformen njerzeve te SOROS ? Bene te mundur kapjen e tij nga benjamini i tij dhe fale saj kapjen dhe kontrollin e cdo gjeje te mundur ne kete shtet….

  4. E thene troç e sakte degjenerim total i nje republike bananesh me histori suksesi imagjinare. Te fala avokat ngjeles mor aman se ai beson ne reforma e fbi, se po sajove genjeshtra çdo dite fillon dhe i beson dhe vet pastaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu