• |
ide | kryesore

Sheriff mat ‘pulsin’: oferta në Laç për Lushkjan nuk ka mbërritur ende

-Instant, Sport



Interesimi i moldavëve të Sheriff Tiraspol për Regi Lushkjan mund të ishte i mjaftueshëm për ta bindur fantazistin të ndryshojë kampionat, në tentativë për të bërë një kapërcim në kualitet në karrierën e tij. Vetëm se për këtë duhet pritur akoma dhe duhet që Tiraspol të vendosë të prezantojë një ofertë zyrtare për tu ulur në tavolinë, duke shkuar përtej sondazheve dhe kontakteve puls-matës për të kuptuar nëse operacioni bëhet dhe për cfarë shifrash.

Në Lac e konfirmojnë negociimin me Sheriff por në anën tjetër thonë se Lushkja nuk mund të shitet pa një ofertë në tavolinë, gjë që nënkupton se moldavët ende nuk kanë bërë formulimin zyrtar të propozimit të tyre. Laci luan me çmimin në këtë moment, duke konsideruar se mund të marrë parasysh të privohet nga lojtari në janar, duke filluar nga 350 mijë euro, pavarësisht se shuma mbetet për tu konfirmuar.

Sheriff bën pak të interesuarin, kurbinasit indiferentin, duke tentuar të rrisin akoma më shumë cmimin e ai që në këtë pikë sheh me skepticizëm situatën është Josa. Tekniku nuk e kishte menduar se mund të mbetej pa një nga lojtarët e tij kyc në gjysmën e dytë të sezonit kur duhet të niste sulmi ndaj kreut të renditjes, ndaj tani po mendon si të manovrojë në merkato nëse 25 vjecari që ka shënuar 5 gola në 14 javët e para të këtij sezoni do të largohet…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *