• |
ide | kryesore

Zyrtare/ Partizani e hoqi dje, Emiljano Musta firmos me Kukësin sot

-Instant, Sport



Emiljano Musta ka zgjidhur shumë shpejt dilemën e merkatos, që e mbajti vetëm 24 orë, pas divorcit të arritur me Partizanin. Klubi kryeqytetas, me blerjen e Fernandinhos i bëri të qartë lojtarit se nuk kishte më nevojë për të e megjithë dëshirën e anësorit të majtë për të qendruar me të kuqtë, gjërat përfunduan me largim ‘mirëkuptues’.

Mbi lojtarin ishte Ballkani e Kukësi, por efekti Daja në Kosovë nuk ka qenë mjaftueshëm sa për ta bindur lojtarin të transferohet aty. Ai ka zgjedhur Kukësi, për tu rikthyer pas dy vitesh e tani kjo është zyrtare.
“Futboll Klub Kukësi njofton se mbrojtësi Emiljano Musta është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Futbollisti 29-vjeçar ka firmosur ditën e sotme me klubin një kontratë deri në verën e vitit 2023, duke u bërë kështu futbollisti më i ri në skuadër” shkruan komunikata e Kukësit.

Mbrojtësi nga Elbasani rikthehet te blutë pasi ishte akorduar me klubin përpara se t’i komunikohej vendimi për largimin nga Partizani. Kukësi i kishte bërë të qartë lojtarit se nëse siguronte transferimin falas, atëherë dyert për të ishin të hapura dhe në këtë mënyrë Longo, mund të ketë përforcimin e tij të krahut të majtë, ashtu si italiani kishte kërkuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *