• |
ide | kryesore

Bardhi: Nuk kam dijeni për projektin e kullave te PD, pyesni Veliajn

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



“Zero të dhëna, deri ditën kur u përdor nga një mashtrim publik nga Berisha. Ju nxisim të kërkoni se kush është porositësi. Selia e PD qëndron si seli qendrore e PD” – tha Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazmend Bardhi në emisionin “Opinion” i pyetur për projektin e kullave në selinë blu.

“Pyesni Erion Veliaj. Zero informacion në rrugë zyrtare dhe informale. Do vazhdojmë kontratën për godinën e PD 99 vjet.

Bashkia e Tiranës është kthyer në qendër pastrimi parash. Përveç Erion Velisë, është dhe Sali Berisha që ka informacion për këtë projekt.

Nesër do shkoj të marr informacion. Berisha dhe Veliaj kanë dijeni për këtë projekt në të njëjtën kohë.

Godina e PD nuk është pronë e jona. E kemi marrë në përdorim nga shteti shqiptar për 99 vite. Ne nuk do ta pranojmë kërkesën e pronarëve për të ndërtuar në atë pronë” – tha Bardhi. ©LAPSI.al



2 Comments

  1. BQ po ju keni dorzuar projektin prandaj basha e blindoi selin haje mende ndritur erion isufi dije foto me velin e ramen deputeti i bashes .sot projekti i kullave . Zhupa aksionere te kulla pas sahatit nuk na duhet opozita njesoi esht robet deri ne djepe u qifshin arizhit e evgjitrit

  2. Atehere cfare opozite je ti, qe s´ditke asgje? Apo te ngrofesh karriget e t´i besh fresk shefit.

    Ju jeni te gjithe te perlyer aty , ndryshe s´ka si shpjegohet insistimi per te ruajtur zyrat dhe per te mos bere zgjedhje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *