• |
ide | kryesore

Bullgari/ Protesta kundër vaksinimit, sulmohet Parlamenti

-Instant, Lajme, Planet



Protestuesit kundër vaksinimit janë përleshur me policinë në Bullgari, teksa përpiqeshin të sulmonin ndërtesën e parlamentit.

Dhuna shpërtheu në protestën e organizuar të mërkurën nga një grup nacionalistësh që po kundërshton ashpër masat antivirus të qeverisë bullgare.

Forcat e policisë penguan protestuesit të hynin në ndërtesën në Sofje dhe një numër njerëzish u arrestuan. Disa të tjerë, përfshirë oficerë policie, u plagosën gjatë përleshjeve përpara se ndërtesa të rrethohej.

Demonstruesit thanë se do të vijojnë të protestojnë derisa të plotësohen kërkesat e tyre për heqjen e maskave dhe lejeve të vaksinimit.



1 Comment

  1. Ca pamje nga protesta ne Bullgari dhe tentativa ne deren e parlamentit duhen varur ne seline e PD dhe tek Kryeministria e pastaj te flasin per dhune autoret e 21 janarit. A guxon policia te hedhe gaz nga brenda apo jashte godines ne fjale?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *