• |
ide | kryesore

Dy viktima dhe mbi 400 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

Arkiva



Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar dy viktima nga COVID-19.  Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 427 raste të reja të infektuara me këtë virus.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se sot janë shëruar 31 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.315.

“Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.541 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.704.633 doza të vaksinës.

Deri më sot 793.574 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 24.841 doza përforëcuese dhe 2.137 doza të treta të vaksinës COVID-19.

Nga 5.881 testime, 427 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 31 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.315.

Në total numri i rasteve aktive është 2.811”, njofton IKSHPK.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *