• |
ide | kryesore

Erdogan: Anëtarësimi në BE mbetet një prioritet për Turqinë

-Instant, Arkiva, Planet, Të fundit
erdogan



Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan të enjten deklaroi se anëtarësimi i Turqisë në BE mbetet një prioritet për Ankaranë. Lajmi është konfirmuar nga mediat turke, sipas të cilave, Erdogan foli në Pallatin Presidencial Cankaya në një takim me ambasadorët e vendeve të Bashkimit Evropian.

Ai i bëri thirrje BE-së të marrë një qëndrim më inkurajues në përpjekje për të përmirësuar marrëdhëniet dypalëshe.

“Turqia, e cila është gjeografikisht dhe historikisht pjesë e Evropës është e përkushtuar ndaj qëllimit të saj, për t’u bërë anëtare e BE-së”, tha Erdogan, duke shtuar më tej se pranimi në familjen evropiane është një prioritet për Ankaranë, pavarësisht të gjitha padrejtësive.

Kreu i shtetit vuri në dukje se Turqia vazhdon të përpiqet dhe shpreson se blloku do t’i japë fund “verbërisë strategjike” dhe do të tregohet më inkurajues për zhvillimin e marrëdhënieve me Ankaranë.

Bisedimet e Turqisë për anëtarësim të plotë filluan më 3 tetor të 2005, por progresi sipas Brukselit ishte i ngadaltë dhe nga 35 kapitujt e nevojshëm që do ndihmonin për të përfunduar procesin e pranimit, vetëm 16 ishin hapur dhe një tjetër ishte mbyllur deri në maj të 2016. BE ka akuzuar dhe kritikuar Turqinë për shkelje të të drejtave të njeriut dhe për deficite në sundimin e ligjit.



3 Comments

  1. Po i vuri drune rusi nga azia qendrore edhe erdhi ne evrope sulltani i mortjes.
    Po ja pjekin te gjalla selefet ne kazakistan.

  2. Po ti çke me turqinë shiko.Greqine e që ta ka marrë 1/3e shqipërisë dhe po të merr edhe detin,shiko edhe ata qe të.copetuan.e të lane 28000km katror.
    Ai ndërtoi 520.e ca shtëpi me lekët e taksapaguesve të vet dhe po vjen ti inaguroje.
    Nuk të dha pare borxh me.fajde si po të japin europianët.Ne be do hyje kur të qethen vicat ka 28 vjet që ka hap negociatat.Se kuptoj pse si duan myslimanët se vete avash avash po kthehen në pagane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *