• |
ide | kryesore

Gjendet një makinë e djegur në Fier, detajet e para

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një automjet është gjetur i djegur plotësisht në fshatin Frakull të Fierit. Njoftimin e bën të ditur policia, e cila njofton se automjeti është i markës tip ‘Volkswagen’, pa targa.

Policia ka kryer veprimet hetimore dhe tashmë ka nisur puna për identifikimin e pronësisë së mjetit dhe përcaktimin e shkakut të djegies.

“Në fshatin Frakull, Fier, është gjetur i djegur plotësisht një automjet tip “Volkswagen”, pa targa. U kryen veprimet hetimore dhe po punohet për identifikimin e pronësisë së mjetit dhe përcaktimin e shkakut të djegies së këtij automjeti”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *