• |
ide | kryesore

“Nami” me Covid në Shqipëri, 2029 raste të reja, 2 jetë të humbura (Harta)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 7378 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 2029 qytetarë, në këto bashki:

999 në Tiranë, 119 në Durrës, 81 në Shkodër, 79 në Gjirokastër, 78 në Elbasan, 63 në Vlorë, 42 në Sarandë, nga 40 qytetarë në Korçë, Fier, Kamëz, 39 në Lushnje, 36 në Lezhë, 28 në Vorë, nga 20 qytetarë në Berat, Dibër, nga 19 qytetarë në Kurbin, Mallakastër, nga 18 qytetarë në Gramsh, Tepelenë, 16 në Cerrik, nga 15 qytetarë në Peqin, Kuçovë, 14 në Divjakë, nga 12 qytetarë në Roskovec, Pogradec, 10 në Devoll, 9 në Skrapar, nga 8 qytetarë në Kavajë, Shijak, nga 7 qytetarë në Mirditë, Krujë, Delvinë, Librazhd, Prrenjas, nga 6 qytetarë në Memaliaj, Patos, Has, Kukës, Malësi e Madhe, nga 5 qytetarë në Këlcyrë, Kolonjë, nga 4 qytetarë në Belsh, Himarë, Selenicë, Tropojë, nga 3 qytetarë në Pukë, Konispol, Libohovë, Dimal, nga 2 qytetarë në Poliçan, Dropull, Mat, Vau i Dejës, 1 në Përmet.

Janë 17,783 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 130 pacientë, nga të cilët 20 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka dy humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetare nga Berati 70 vjeçe, një qytetar nga Kavaja 74 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 751 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 205,560 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (13 Janar 2022)

Raste të reja ditore 2029

Të shëruar në 24 orë 751

Të shtruar në spitale 130

Humbje jete në 24 orë 2

Testime ditore 7378

Testime totale 1,556,936

Raste pozitive 226,598

Raste të shëruara 205,560

Raste Aktive 17,783

Humbje jete 3,255

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 8779

Durrës 1434

Fier 1387

Elbasan 1300

Vlorë 1065

Shkodër 1047

Gjirokastër 777

Berat 573

Lezhë 547

Korçë 502

Dibër 215

Kukës 157



8 Comments

    1. te duken pak 2 persona te vdekur zyrtare. Me siguri jane rreth 10 qe nuk i kane thene askujt e numir i te infektuarve eshte shume me teper. per ata qe jane infektuar tani, ne fund te muajit do te shohin si do shkoje

      1. Po po kto ishin vetem 2 persona njeri 70 vjec dhe tjetri 74 vjec ne nje vend qe mosha mesatare eshte 78 vjec.
        Po per ato 60 personat e tjere qe vdiqen sot pse nuk te vjen keq zoterote??
        Cdo vit ne Shqiperi deri para Corones vdesnin mesatarisht 21 000 persona ne vit, pra 60 persona ne dite. keto te 2 perbejne vetem 3.3% te vdekjeve sot.

        1. Ketu po flitet per te vdekurit per Covid! Kur te flitet per te vdekurit nga takikardia, aksidentet me makine, tumoret etj etj, Shume nga keta te gjoret, kane kohe qe nuk vizitohen nga frika e covid e cila i eshte shtuar stresit te semundjes..Fakti eshte qe akoma nuk ka ardhur periudha e pikut te vdekjeve. Do vije pas 15 ditesh. Ka pasur dite qe kane vdekur edhe 15 vete ne dite dhe keta jane ata qe deklaron qeverria qe nuk do te nxjerre pislliqet e veta, te tjerat nuk i deklaron njeri por mbarojne neper shtepia. Shikoje statistiken e OSCE qe thote se ne Shqiperi kane vdekur faktikisht nga Covid 15000 mije persona.

        2. ti thu qe ata 74 vjec le te vdesin se kane mberrit moshen mesatare. mos fol budalliqe, nuk perballet frika me mohime.

          1. Duhet marre seriozisht kur te keshillojne e bythqirat e mjekesise te qelbsillikut made in albaqeni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *