• |
ide | kryesore

Ndërron jetë anëtarja e grupit “The Ronettes”

-Instant, Paparazzi, Slider



Këngëtarja e grupit “The Ronettes”, Ronnie Spector ka ndërruar jetë në moshën 78 vjeçare.

Lajmi u bë i ditur për mediat nga familja e saj përmes një deklarate.“Engjëlli ynë i dashur Ronnie, u largua paqësisht nga kjo botë sot pas një beteje të shkurtër me kancerin”, tha familja. “Ajo ishte me familjen dhe në krahët e bashkëshortit të saj, Jonathan. Ronnie e jetoi jetën e saj me një vezullim në sy, një qëndrim të çuditshëm, një sens humori dhe një buzëqeshje në fytyrën e saj”, u shprehën ata.Ronnie formoi grupin “The Ronettes” në vitin 1961, së bashku me motrën e saj dhe një kushërirë ndërsa ishte ende adoleshente.Grupi i vajzave u bë shumë i popullarizuar në Angli, ku Ronettes kryesuan lista të tilla si Rolling Stones dhe Eric Clapton dhe The Yardbirds.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *