• |
ide | kryesore

Numri 4 i botës del hapur kundër Djokovic: “I bëri rregullat vetë e na bëri ne budallenj”

-Instant, Sport



E masakruan për gjysmë sezoni për historinë e ‘toilet break’ dhe atëherë Djokovic e kishte mbrojtur. Tani, Stefanos Tsitsipas bëhet zëdhënësi i zhgënjimit të kolegëve të tij, të cilët ndryshe nga numri 1 në botë, kanë ndjekur rregullat për të mbërritur në Australi dhe për të marrë pjesë në Grand Slam-in e parë të sezonit. Gjatë një lidhje me një televizion indian, greku ishte shumë i qartë: “Ai luajti sipas rregullave të tij – tha Stefanos -. Dhe bëri atë që shumë lojtarë nuk mund ta bënin, veçanërisht në kohën kur ATP-ja shpalli kriteret për të hyrë në vend”.

Tsitsipas më pas e shtoi dozën e kontestimit: “Askush nuk mendoi se mund të vinte në Australi i pa vaksinuar dhe pa marrë parasysh protokollet. Duhet vërtet shumë guxim për ta bërë gjithsesi dhe për të vënë në rrezik pjesëmarrjen në një turne Grand Slam. Sigurisht, është diçka që vështirë se dikush mund ta bëjë”. E kur u pyet nëse Nole duhet të lejohet të luajë në Australian Open, ai tha: “Ka dy këndvështrime: nga njëra anë pothuajse të gjithë lojtarët janë plotësisht të mbuluar nga vaksina dhe kanë ndjekur rregullat për të luajtur turneun. Nga ana tjetër është dikush që ka preferuar të ndjekë rrugën e tij dhe që i bën të tjerët të duken budallenj…”. Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga ATP, 97 lojtarë nga njëqind të parët janë vaksinuar rregullisht. Përveç Djokovic, i cili është gjithmonë në pritje të gjyqit dhe francezit Herbert, i cili madje spekuloi për t’i dhënë fund karrierës së tij, nëse do të detyrohej të imunizohej, është edhe Tennys Sandgren, i cili ka hequr dorë nga fluturimi për në Australi, besnik ndaj parimeve të tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *